Bllokimi (Lockdown) i tretë i Anglisë mund të mos mjaftojë për të mbytur variantin e ri të koronavirusit, sipas një profesori të epidemiologjisë së sëmundjeve infektive.
Kjo vjen pas njoftimit të Boris Johnson në një konferencë për shtyp, shoqëruar nga shefi mjekësor për Anglinë, professor Chris Whity dhe këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Sir Patrick Vallance.
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, kryeministri u bëri thirrje njerëzve të qëndronin brenda shtëpisë.
Për 8 ditë radhazi, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 500.000 raste të përditshme.
Johnson thotë se më shumë se 1 milion njerëz në Angli janë tashmë të infektuar me koronavirus, ndërsa professor Whity u shpreh se 1 në 50 njerëz në Angli, ka virusin.
Kryeministri ka konfirmuar se qeveria do të marrë masa për të testuar njerëzit që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, për të parandaluar shtimin e rasteve dhe për të ndaluar “riparimin e virusit”.
Pak kohë më parë, në Angli u shfaq një tip i ri i koronavirusit, jo aq i rrezikshëm, por i transmetueshëm më lehtësisht.
Artikuj të rekomanduar:
- Nga depresioni, mjedisi e deri te teoritë konspirative: 10 mënyra se si Covid-19 ndryshoi botën!
- Varianti i ri i koronavirusit: Raportohen raste në Japoni dhe Francë
- Varianti i ri i Covid-19 dhe Shqipëria: A ka vend për panik?
- Varianti i ri i Covid mund të jetë në të gjithë Europën
- Vaksina për variantin e ri të Covid mund të jetë gati për 6 javë
- Tipi i ri i koronavirusit: Gjithçka që dihet deri tani!
Burimi: The Guardian, The Independent