Shqipëria

Situatë e tensionuar në Shkodër: Sulmohet selia e PS-së, ndërhyn FNSH

Shkruar nga Anabel

12 Dhjetor 2020

Situatë e tensionuar në Shkodër: Sulmohet selia e PS-së,

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) u detyruan të hedhin gaz lotsjellës për të shpërndarë një protestë të dhunshme që nisi në mesditë në Shkodër ku dhjetëra të rinj sulmuan selinë e Partisë Socialiste duke nxjerrë jashtë orenditë e duke u vënë flakën në mes të rrugës.

Sulmi ndodhi pak pasi disa qytetarë të Shkodrës nisën protestat për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Selia e Partisë Socialiste ndodhet në rrugën “Vilson”, përballë Poliklinikës Shëndetësore të qytetit. Flakët nxitën tym dhe rrezikuan të dilnin nga kontrolli duke vënë seriozisht në rrezik edhe mjediset e poliklinikës, por ndërhyrja e zjarrfikësve qetësoi situatën.

Përdorimi i gazit lotsjellës shpërndau grupet e mbledhura për protestë.

Burimi: Euronews/ Artikullin e plotë e lexoni këtu.