Instagramming

1 vit pas lindjes: Ledion Liço dhe Sara Hoxha prezantojnë për herë të parë vogëlushin Roman

Shkruar nga Anabel

8 Dhjetor 2020

1 vit pas lindjes: Ledion Liço dhe Sara Hoxha prezantojnë për

Roman, djali i dytë i çifti Ledion Liço dhe Sara Hoxha, erdhi në jetë më 11 tetor të vitit të kaluar, por që prej asaj kohe, asnjë foto e vogëlushit nuk u postua në rrjete sociale, të paktën deri sot.

1 vit pas lindjes: Ledion Liço dhe Sara Hoxha prezantojnë për

Ditën e sotme (12 dhjetor), Sara postoi në Instagram një foto të saj me Ledionin, teksa puthin të voglin Roman. “I vogli ynë,” shkruan Sara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)

Sara dhe Ledioni u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të 2016-s, ndërsa në gushtin e vitit 2018 kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Në tetor të 2018-s, e intervistuar nga vetë Ledioni për Revista Who, ajo foli edhe për shtatzëninë para Londonit.

“London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi patur një shtatzëni përpara London që fatkeqësisht u ndërpre në mes sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve. Është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ti [Ledionit] e mban mend sa shumë u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm. Aty kuptuam sa shumë donim të krijonim një familje tonën.”