“Love Story” – programi më i ri i formatit dating që do të transmetohet në Tv Klan – do të nisë së shpejti. Përmes një postimi në faqen zyrtare te programit në Instagram, shkruhet:
“Ishte koha për një program si ky në Shqipëri. Skuadra premton një show emocionues. Mbyllëm dje në mesnatë xhirimet e takimi të Saimirit me vajzat pretendente që duan t’i fitojnë zemrën.”
View this post on Instagram
“Love Story” do të nisë transmetimin më 16 nëntor. Përpos datës, janë zbuluar edhe dy opinionistët e programit: Artisti Robert Aliaj
View this post on Instagram
dhe Jerina Lalaj, konsulente karriere e cila më parë ka qenë drejtoreshë marketingu në disa televizione.
View this post on Instagram
Në fund të gushtit, Vejsiu sqaroi se “Love Story është një format unik që ngjan vetëm me veten e tij dhe përmes këtij formati “synojnë të bëhen një shembull dhe model frymëzues dhe emancipues për rininë shqiptare, për mënyrën se si me elegancë dhe respekt veçanërisht një djalë duhet të manifestojë ndjenjat ndaj një vajze”.