Ish zëvendëspresidenti dhe aktualisht kandidati për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, theu rekordin për numrin më të madh të votave të grumbulluar nga kandidatët presidencialë në historinë e SHBA-së.
Në vitin 2008, kur mundi John McCain, Barack Obama grumbulloi 69,498,516 vota, sipas Komisionit Federal të Zgjedhjeve. Kur Trump humbi votën e popullit, por fitoi Kolegjin Elektoral katër vjet më parë, ai grumbulloi 62,984,828 vota ose 46.09%. Ish-kandidatja demokrate Hillary Clinton, grumbulloi 65,853,514 vota ose 48,18%, por humbi garën në Kolegjin Elektoral (janë të nevojshme minimumi 270 vota të Kolegjit Elektoral që një kandidat të shpallet president).
Aktualisht, Joe Biden numëron më shumë se 72 milionë vota, por kjo nuk përkthehet në fitore. Trump gjithashtu ka gjasa të thyejë rekordin e Barack Obama-s për shkak të pjesëmarrjes më të lartë të votuesve në këto zgjedhje të rëndësishme në historinë e SHBA-së.

Burimet: Associated Press, Politico, USA Today