Pushteti

Trump vs Biden, por ekziston një skenar që bën presidente Nancy Pelosi-n

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2020

Trump vs Biden, por ekziston një skenar që bën presidente Nancy
Nancy Pelosi duke grisur fjalimin e Donald Trump.

Të shumtë janë njerëzit që po spekulojnë se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Gjithë gara po përqëndrohet te Trump vs Biden, por ekziston një skenar – që nuk ka fort të ngjarë të ndodhë – ku presidente e SHBA-së të bëhet Nancy Pelosi, të paktën përkohësisht.

Nancy Pelosi është politikane demokrate e cila u bë gruaja e parë që u zgjodh kryetare e Dhomës së Përfaqësueseve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump vs Biden, por ekziston një skenar që bën presidente Nancy

Kolegji elektoral në SHBA përbëhet nga 538 vota, të shpërndara në 50 shtete. Për t’u bërë president, një kandidat duhet të fitojë shumicën e tyre, pra minimumi 270 vota. Por 538 është numër çift, gjë që do të thotë se ekziston një mundësi që kandidatët të marrin nga 269 vota secili.

Në këtë rast, votimi shkon në Dhomën e Përfaqësuesve për të zgjedhur presidentin. Nëse Dhoma e Përfaqësuesve nuk arrin dot ta zgjedhë presidentin dhe Senati e ka tashmë një zëvendëspresident, atëherë zëvendëspresidenti bëhet president i përkohshëm. Nëse as Senati dhe as Dhoma e Përfaqësuesve nuk arrijnë të zgjedhin dikë, atëherë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, bëhet presidente e përkohshme derisa të zgjidhet çështja. Dhoma e Përfaqësuesve ka zgjedhur presidentin vetëm dy herë, në vitin 1800 dhe 1824.

Në vitin 2019, Nancy Pelosi u rendit e treta në listën e Forbes për gratë më të fuqishme në botë.