Sipas një sondazhi të kryer nga BVA Auctions në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Gjermani, Francë dhe Spanjë (via Euronews.com) nëse pesë vendet më të populluara në Europë do të votonin për zgjedhjet presidenciale në SHBA, fituesi do të ishte Joe Biden.
Referuar sondazhit, ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së në kohën e udhëheqjes së Barack Obama-s, Joe Biden u shpall fitues në votimin hipotetik, me vlerësimin më të lartë në Gjermani (66%). Vlerësimin më të lartë Trump e arriti në Itali, me 15% të mbështetjes.
Arsyet kryesore pse në këto vende europiane presidenti aktual i SHBA-së nuk vlerësohet duket të jenë muri i Meksikës, trajtimi i pandemisë – i parë si dështim – si edhe politikat e tij ndaj ndryshimeve klimatike.
Gjermania është shteti me mendimin më pak të favorshëm për SHBA-në, me vetëm 22% që shprehin një mendim pozitiv ndaj vendit, pasuar nga Mbretëria e Bashkuar (34%), Franca (36%) dhe Spanja (37%).