Që zgjedhjet presidenciale këtë vit do të ishin të çuditshme, kjo u pa që kur Kanye ishte i bindur në thirrjen e tij të brendshme për t'u bërë president i SHBA-ve. Pandemia nga ana tjetër, pati ndikimin e saj, por pavarësisht se në përgjithësi procesi i votimeve shkoi mirë, çudirat nuk munguan!
1. Një kandidat i vdekur!
Burri që ndërroi jetë si pasojë e Covid-19, ka fituar garën: Një vend në legjislaturën e shtetit në North Dakota.
David Andahl, 55-vjeç ishte kandidati republikan i nominuar për një nga 2 vendet në Dhomën e Përfaqësuesëve që rezultoi fitues kundër konkurrentit të tij, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë që prej 5 tetorit.
2. Kanye vazhdon të besojë se do të bëhet president i Amerikës!
Fushata presidenciale e Kanye West mbaroi, por duket se reperi nuk do të heqë dorë nga gara e tij për të qenë president i SHBA-ve.
Kanye dhe partia e tij e përshkruar nga ai si “Birthday Party” nuk pretendon fitore në asnjë shtet, por i ka idetë e qarta. Ai shkroi në Tëitter: "Kanye 2024".
3. Arsyeja e votimit të këtij djali, u bë virale online!
Alex Garcia, një 27-vjeçar nga Miami e kishte bërë në plan të mos votonte këtë vit, por ndryshoi mendje pasditen e djeshme, kur teksa shihte lajmet, pa numrin e votuesëve të regjistruar në Florida, të cilët kishin zgjedhur të mos votonin. Derisa arriti në qendrën e votimit, kishte në plan të votonte për Trump-in, por në momentin e fundit vendosi për Joe Biden.
I pyetur nga gazetarët, i riu dha një përgjigje që padashje do të bëhej çështje diskutimi në Tëitter, madje një pjesë e mirë e njerëzve e kanë ripostuar duke thënë se ishte "batuta më e mirë e këtyre zgjedhjeve".
"Doja që Instagram-i im të ishte sërish për mua dhe pamjen time. Të flitej se sa mirë dukesha unë.
Përveç atyre që mendonin njësoj si ai, kishte dhe të tjerë që e morën seriozisht arsyen e votimit dhe nuk i kursyen kritikat.
Në fakt, e vërteta ishte që Alex nuk donte fare të votonte, pasi nuk i pëlqen asnjë nga kadidatët, por shkoi me Biden thjesht që gjërat "t'i ktheheshin normalitetit".
4. John King, folësi i njohur i lajmeve tek CNN nuk ndalon së stresuari njerëzit!
Spikeri i lajmeve dhe ekrani i tij "magjik" duket sikur po i shijon zgjedhjet në Amerikë më shumë nga gjithë të tjerët. Eshtë e pamundur të mos e vësh re sa herë ai përsërit faktin që këto votime janë "qejf" dhe shumë "emocionuese" ndërkohë, që pjesës tjetër nuk i duken fare kështu. Reagimet e Tëitter-it e sqarojnë më mirë situatën.
"Shumë dashuri dhe respekt për këtë burrë, por unë kam komplet interpretim tjetër për fjalët "qejf" dhe "magjepsëse"."
Burimi: BBC, BuzzFeed