Metropolitan

A ishte North West në Met Gala?

A ishte North West në Met Gala?

Kim Kardashian, një nga figurat më të njohura të Met Gala-s, nuk mungoi as këtë vit në mbrëmjen e madhe të modës në New York – dhe kësaj here, duket se kishte me vete edhe shoqëruesen e saj më të veçantë: vajzën North West. Pak orë para se të shfaqej në tapetin e kuq, Kim publikoi në Instagram një video ku ajo dhe North shfaqeshin duke u përgatitur për natën e madhe; një moment nënë e bijë që s’mund të mos tërhiqte vëmendjen.

Kim u shfaq e veshur nga marka Chrome Hearts (shoqëruar me një kapele në stilin e Melania Trump), ndërsa North ishte grimuar, kishte vendosur gërsheta blu dhe mbante veshur një kostum që duket si lëkurë kafshësh.

A ishte North West në Met Gala?

Videoja bëri që shumë njerëz të spekulonin nëse North do të thyente rregullin e Met Gala-s të vendosur nga Anna Wintour, që lejon pjesëmarrjen vetëm për moshat 18 vjeç e lart.

Por duket se North thjesht donte të kalonte kohë me mamin, sepse pasi dolën nga hoteli dhe hipën në makinë, Kim eci vetëm në tapetin e kuq. Ndoshta North e ndoqi gjithçka nga makina.

A ishte North West në Met Gala?

Ajo duhet të presë edhe shtatë vite për momentin e saj në tapetin e kuq. Deri atëherë, të mjaftohet me pica dhe kokoshka me mamin pas Met Gala-s.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

Was North West at the Met Gala?

A ishte North West në Met Gala?

Kim Kardashian, one of the most recognizable figures of the Met Gala, was not absent from this year's big fashion evening in New York - and this time, it seems that she had her most special companion with her: daughter North West. A few hours before appearing on the red carpet, Kim published on Instagram a video where she and North appeared getting ready for the big night; a mother-daughter moment that could not help but attract attention.

Kim appeared wearing Chrome Hearts (accompanied by a Melania Trump-style hat), while North wore makeup, blue braids, and a suit that looked like animal skin.

A ishte North West në Met Gala?

The video led many to speculate whether North would break the Met Gala rule set by Anna Wintour, which only allows participation for those aged 18 and over.

But it seems North just wanted to spend time with her mom, because after they left the hotel and got in the car, Kim walked the red carpet alone. Maybe North watched everything from the car.

A ishte North West në Met Gala?

She'll have to wait another seven years for her red carpet moment. Until then, she'll just have to settle for pizza and popcorn with her mom after the Met Gala.

Suggested articles: