Postimet në Twitter janë mbushur me meme rreth pozicionit “të arrës së kokosit”.
Për gratë, nuk është gjithnjë aq e lehtë sa për burrat, arritja e orgazmës dhe duket se kjo mund të jetë zgjidhja që do i kënaqë njëherë e mirë, të dyja palët.
Gratë, po shqiptojnë fjalën “coconut” me ijet e tyre, gjatë seksit dhe duket se kjo nuk është thjesht shakaja e radhës në Twitter.
Sipas ekspertëve të seksit, kjo këshillë është mjaft e dobishme për të gjithë.
Për fillestarët, “coconut” është shumë e thjeshtë edhe për t’u mbajtur mend. Ndërkohë, lëvizja e ijeve sipas këtyre shkronjave, do e ndihmojë çiftin, veçanërisht gratë, të ndjejnë më shumë kënaqësi gjatë seksit.
“Sa më shumë lëvizje të kryeni gjatë marrëdhënies, aq më shumë kompleksitet stimuloni për veten dhe për partnerin tuaj”, shpjegon seksologia e Good Vibrations, Carol Queen, PhD.
Një përfitim tjetër: Të kesh një fjalë për të shqiptuar mund të heqë vëmendjen nga ndjenjat më pak seksi si: “Nuk jam e sigurt se çfarë po bëj”, “Çfarë po mendon ai”, “Si dukem” etj.
Ju keni një qëllim tashmë dhe do të jeni më të fokusuara aty.
A mund të zgjidhni fjalë tjetër veç “coconut” (kokosit)?
Sigurisht që po! Qielli është kufiri.
“Çdo fjalë do të përfshijë lëvizje të ijeve, ndryshime në drejtim, duke stimuluar më shumë kënaqësit”, thotë Queen.
When she successfully spells the #coconut pic.twitter.com/Hf9URbDAUH
— Al Pacino (@mikegram_00) July 17, 2019
Burimi: Cosmopolitan