Social Buzz

Mamaja kërkoi vajzën që la për birësim në adoleshencë dhe zbuloi një vrasës

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2020

Mamaja kërkoi vajzën që la për birësim në

Cathy Terkanian iu drejtua autoriteteve në Michigan, për rastin e vajzës së saj.

Në vitin 1970, kur Cathy ishte adoloeshente, ajo dha për birësim të bijën.

“Fantazia ime ishte se ajo kishte jetën më të mirë të mundshme”, thotë Terkanian, 62 vjeç, për People.

Cathy, një infermiere në pension, vendosi të priste derisa vajza e saj të ishte adoleshente, përpara se ta kërkonte atë.

“Nuk doja të ngatërrohesha me jetën e saj si fëmijë”, thotë ajo. “Kështu që vendosa ta lija, derisa ajo të ishte rreth 15 vjeç.”

Zemra e saj u rrënua kur mësoi se vajza që do të quhej Alexis kishte një birësim të mbyllur, por në vitin 2010, ajo mori një letër nga Shërbimet Sociale, ku i kërkohej t’i kontaktonte.

“Mendova se do ta takoja", kujton Terkanian.

Në vend të kësaj, asaj iu tha se Alexis ishte zhdukur në mars të vitit 1989, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç. Shërbimet Sociale refuzuan të zbulonin emrin e saj ose emrat e prindërve të saj birësues.

Sidoqoftë, ata i thanë asaj shtetin ku vajza ishte zhdukur, kështu që Terkanian dhe bashkëshorti i saj, Edward nisën të bënin kërkime në internet.

Shumë shpejt, ata zbuluan emrin e vajzës së zhdukur, Aundria Bowman, në një faqe në internet, të policisë në Michigan.

“Ishte një tronditje e madhe”, shprehet Cathy.

Terkanian mësoi se Aundria u kishte thënë miqve të shkollës se ishte ngacmuar nga babai i saj birësues, Dennis Bowman.  

Ajo gjithashtu mësoi se Bowman, ishte shpallur fajtor për sulm me qëllim, për kryerjen e sjelljeve seksuale kriminale në një rast të vitit 1980, që përfshinte një vajzë 19-vjeçare, të cilën ai u përpoq ta joshte në pyll.

Terkanian iu drejtua autoriteteve në Michigan për çështjen e vajzës së saj, shpërndau fletë me fytyrën e Alexis, në zonën ku ajo u zhduk dhe punësoi një hetues privat.

“Isha e vendosur të zbuloja çfarë kishte ndodhur”, thotë ajo.

Cathy, pas shumë përpjekjesh, arriti të marrë përgjigje.

Në nëntor 2019, Bowman u akuzua për vrasje, pasi ADN-ja e lidhi atë me vrasjen e 25-vjeçares Kathleen Doyle, gruaja e një piloti të Marinës, e cila u gjet e përdhunuar, e mbytur dhe e goditur me thikë në shtëpinë e saj në Norfolk, Virginia, në vitin 1980. Në qershor , Bowman, 71 vjeç, u deklarua fajtor për vrasje, përdhunim dhe vjedhje dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Bowman dyshohet se u pranoi detektivëve në dhjetor të 2019-ës, se ai e kishte goditur Aundria-n gjatë një debati, duke e bërë atë të binte nëpër shkallë dhe të thyente qafën.

Në shkurt të vitit 2020, autoritetet gjetën eshtrat e Aundria-s në oborrin e shtëpisë së Bowman. Bowman është akuzuar që nga vrasja, abuzimi i fëmijëve dhe deri gjymtimi i trupit të njeriut. Ai ende nuk ka bërë një deklaratë, ku pranon fajet.

“E ndjeja se diçka nuk ishte në rregull, gjatë gjithë këtyre viteve,” shprehet Terkanian.

Tani, ajo planifikon që birësimi i vajzës së saj të anulohet dhe emri i saj të kthehet në Alexis.

“Ceremonia mortore do të bëhet në shtëpinë time. Ajo është fëmija im. Më përket mua. Asnjë nënë nuk do të vepronte ndryshe.”

Burimi: People