Bota

Ndahet nga jeta gjyqtarja e famshme!

Shkruar nga Anabel

19 Shtator 2020

Ndahet nga jeta gjyqtarja e famshme!

Gjyqtarja shumë e famshme e Gjykatës Supreme Ruth Bader Ginsgurg është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Sipas CNN, gjyqtarja ndërroi jetë si pasojë e kancerit në pankreas. Ginsgurg shërbeu në Gjykatën Supreme që ng viti 1993, e caktuar që nga koha kur në pushtet ishte presidenti Clinton. 

Ndahet nga jeta gjyqtarja e famshme!

Gjyqtarja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Washington e rrethuar nga familjarët. Kolegët e quanin figurën e saj historike në botën e drejtësisë.

E lindur në 1933 në Brooklyn, Ruth u bë shumë e famshme edhe për fjalët e këshillat e çmuara që tregonte herë pas here. Ajo u rrit duke admiruar të ëmën, falë së cilës mësoi rëndësinë e të qënit e pavarur. 

"Nëna ime më thoshte vazhdimisht dy gjëra. E para që duhet të isha një zonjushë dhe e dyta të isha e pavarur."

Kur u vendos në krye të Gjykatës Supreme, Ruth ishte gruaja e dytë gjyqtare atje, pas Sandra Day O'Connor.

Ndahet nga jeta gjyqtarja e famshme!

Gjatë gjithë karrierës së saj, u kujdes të ishte një kampione për të drejtat e njeriut. Në 2010-ën, kur i shoqi u nda nga jeta si pasojë e kancerit, ajo tha: "Ai ishte djali i vetëm që kam dalë të cilit i interesonte që unë kisha tru." As pas vdekjes së tij, ajo nuk mungoi asnjë ditë të vetme në punë.

Ndahet nga jeta gjyqtarja e famshme!

Kur Jennifer Aniston e pyeti  RBG (inicialet e gjykatëses) si mbajti gjallë martesën e saj për aq shumë kohë dhe 86-vjeçarja i tha: “Është mirë të mos dëgjosh ndonjëherë. Një fjalë e ligë, njerëzit nuk janë të përsosur, ndonjëherë duhet të bësh sikur s’thanë gjë.”

Vitet e fundit, gjyqtarja u kthye në ikonë për gratë në mbarë botën, pas deklaratave ku kundërshtonte  Donald Trump-in si president të Amerikës.

Në 2018-ën u realizua një dokumentar për jetën e saj, i quajtur "RBG".