Social Buzz

Aktori flet për filmin që pak a shumë parashikoi pandeminë: Ishte paralajmërues!

Shkruar nga Anabel

17 Shtator 2020

Aktori flet për filmin që pak a shumë parashikoi pandeminë:

Një dekadë më parë, Jude Law na paralajmëroi për një pandemi, si kjo që po përjetojmë tani, kur ai po xhironte filmin “Contagion” (Infektimi), me historinë e një virusi vdekjeprurës. Këtë vit filmi u bë një nga filmat e marrë më shumë me qera dhe aktorit, kjo i duket e çuditshme.

Law u pyet në lidhje me faktin se kaq shumë njerëz i janë drejtuar filmit “Contagion” mes një pandemie, teksa bisedonte me Jimmy Fallon dhe ai u shpreh kështu:

“Më duket pak e çuditshme që të gjithë u kthyen për të parë filmin, në mes të asaj që po ndodhte vërtet”, i tha ai drejtuesit të emisionit. “Ju mjafton të ndizni lajmet, nuk keni nevojë të shihni filmin.”

Në të njëjtën kohë, Law thotë se ai “i shkroi menjëherë regjisorit, Steven Soderbergh dhe i tha:

“Ti e paske kuptuar. Ishte atje 10 vite më parë.”

Law tha se ishte i përgatitur për këtë pandemi, që prej 10 vitesh, pra, që prej publikimit të filmit.

"Nëse jam i sinqertë, një nga kujtimet ose përvojat më ndikuese në atë film ishin mjekët dhe virologët që po na këshillonin," tha ai. Ata të gjithë shpreheshin se ideja e filmit është një histori “kur” dhe jo “nëse” do të ndodhë.”

Ai i mori që atëherë, të gjitha këshillat që ne po i bëjmë pjesë të rutinës gjatë pandemisë së vërtetë.

Sa i përket filmit:

“Ai ishte krijuar me qëllim për të qenë një film paralajmërues", tha producenti Michael Shamberg për BuzzFeed News në fillim të këtij viti, duke shtuar:

"Ne e përdorëm shkencën si duhet".

Këtë qëllim kryesor të filmit, ka lënë të kuptohet edhe aktori kryesor, Jude Law.