Mes gjithë trendeve të makeup, si konturi, vijëzimi më shumë seç duhet i buzëve dhe veshjeve të rënda me ngjyra neon, gurë dhe xixa, ekzistojnë edhe disa profile pak më ndryshe në Instagram. Shumë natyrë, pak ekspozim dhe shumë selfie. Ajo që (ndoshta) i bashkon të gjitha aktoret turke është freskia dhe natyraliteti që kanë në thuajse çdo foto.
Me flokë të krehur, ose ndonjëherë të çregullt në mënyrë të këndshme, me pak ose aspak makeup, ato shfaqen në të shumtën e rasteve me një pamje të thjeshtë, ëngjëllore dhe pa shumë sforcime.
Gjithsesi, askush nuk është kundër makeup-it apo çdo gjëje të lartpërmendur, por të gjithë jemi pro të qenit sa më real, edhe në botën virtuale. Këto aktore ia dalin më së miri ta bëjnë këtë:
- Hande Erçel
Aktorja 26-vjeçare është e njohur më së shumti nga rolet e saj në serialet komedi-romantike.
Vieë this post on Instagram
- Tuba Buyukustun
Aktorja 38-vjeçare, përpos angazhimeve në filma, është edhe ambasadore e UNICEF.
Vieë this post on Instagram
- Ozge Gurel
Pas serialit "Stina e qershive", aktorja 33-vjeçare u bë më e njohur për publikun shqiptar.
Vieë this post on Instagram
- Elçin Sangu
Seriali "Dashuri me qira", i dha famë ndërkombëtare aktores 35-vjeçare.
Vieë this post on Instagram
- Fahriye Evcen
34-vjeçarja, ka luajtur në disa filma e seriale dhe aktualisht është imazhi i një kompanie kozmetike.
Vieë this post on Instagram
- Eda Ece
Aktorja ka një karrierë disa vjeçare në kinema. Ajo është bërë e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin "Yasak Elma", i zhanrit dramë-komedi.
Vieë this post on Instagram
- Neslihan Atagul Dogulu
Vetëm 27 vjeç, aktorja e ka nisur karrierën në një moshë të re dhe sot njihet në disa vende të botës.
Vieë this post on Instagram
- Hazal Kaya
29-vjeçarja nuk mund të ishte më pa filtra se kaq:
Vieë this post on Instagram