Celebrity

Ky mendohet se është emri i çuditshëm i princit Harry në Instagram

Shkruar nga Anabel

27 Korrik 2020

Ky mendohet se është emri i çuditshëm i princit Harry

Momentalisht, princ Harry dhe Meghan Markle nuk e përdorin më llogarinë @sussexroyal në Instagram, pasi hoqën dorë nga detyrat mbretërore. Megjithatë thuhet se princ Harry nuk ka qenë aq larg rrjeteve sociale, përkundrazi ka patur një llogari sekrete, me një emër të çuditshëm.

Sipas reporterëve Omid Scobie and Carolyn Durand, të cilët shkruan një libër për çiftin, “Finding Freedom”, që po publikohet pjesë-pjesë nga The Times, Harry kishte një llogari sekrete, emri i të cilës ishte vendosur si një miks emrash.

Sipas tyre, Harry e emëroi llogarinë e tij nisur nga DJ i preferuar, Deadmau5 dhe emri që dikur përdorte në Facebook për të fshehur identitetin, Spike Wells. Rezultati: @SpikeyMau5. Sipas reporterëve, Meghan Markle nisi të ndiqte @SpikeyMau5 fill pas takimeve të para me princin.

Nëse në Facebook ka qenë Spike Wells, në Instagram SpikeMau5, në TikTok si mund të jetë vetëquajtur?!