Elon Musk i ka ofruar ish-partneres së tij Amber Heard siguri 24/7 nëse kjo do t'i duhet për t'u ndjerë e mbrojtur ndaj Johnny Depp. Në fakt, thuhet se vetë Amber i është shprehur Musk se i duhej një urdhër kufizues ndaj Depp.
Musk, i ka dalë në mbrojtje Heard-it, por kjo e fundit e mohon që ta ketë takuar gjatë kohës që Depp ka qenë larg.
Ditët e fundit, beteja ligjore e Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes, Amber Heard, është një nga çështjet më të diskutuara të momentit. Detajet tronditëse nga martesa e tyre, historitë e dhunës dhe përdhunimit, kanë bërë që njerëzit të konfuzohen duke mos ditur më çfarë të besojnë.
Johnny Depp, 57-vjeç nisi një betejë ligjore kundër The Sun, për shkak të etiketimeve që i bënë atij në artikuj të vazhdueshëm, duke e quajtur "dhunues grash".
Ndonëse Heard dëgjohej vazhdimisht të shprehej në gjykatë duke thënë "kisha frikë se Depp do të më vriste", ish-partneret e famshme të aktorit kanë mohuar dhunën. Winona Ryder dukej e sigurt kur thoshtë se Depp nuk ka ushtruar kurrë dhunë mbi të.
Përsa i përket një tradhtie të mundshme me Elon Musk, Amber mohoi ta ketë takuar kreun e Tesla-s në 2015-ën, kur Johnny ishte larg. Ajo thotë se komunikimi me të nisi një vit më vonë.
Mesazhet e lexuara nga avokati mes Heard dhe Musk në maj të 2016-ës, provonin që aktorja i kishte kërkuar atij ndihmë për mbrojtje kundër Depp, kërkesë e cila vinte një ditë pas një sherri të dhunshëm mes ish-çiftit.
Burimi: BBC