Fushata #Traffickinghub së fundmi ka arritur pothuajse 1.5 milionë firma në peticionin online, me qëllim që të mbyllë Pornhub-in njëherë e mirë. Videoja e fushatës është bërë virale dhe po shpërndahet ngado dita-ditës. Ajo tregon se kjo platformë ka përfituar nëpërmjet trafikimit apo videove abuzuese që arrijnë deri në përdhunim.
Videoja tregon edhe për raste specifike siç është ai i Rose Kalemba, e cila sipas BBC, është përdhunuar në moshën 14 vjeçare dhe videoja e kësaj ngjarjeje është postuar dhe ka qarkulluar në faqe përreth 6 muaj. Si rasti i vajzës ishin edhe të paktën 118 raste të tjera, në të cilat bëhet fjalë për abuzim me të mitur, gjë që është e konfirmuar edhe nga Internet Watch Foundation(organizatë që verifikon vërtetësinë e fakteve online). Gjithashtu partneri i Pornhub, Girls Do Porn, është akuzuar nga autoritet për trafikim seksual dhe çështja po ndiqet. Videoja shpjegon edhe se sa e lehtë është për të gjithë përdoruesit e faqes, që të kenë akses edhe pa konfirmuar moshën.
Kjo video është ideuar për të treguar të vërtetën e hidhur për padrejtësitë sipas të cilave operon rrjeti i Pornhub dhe të ndërgjegjësojë masën e gjerë. Deri më tani peticioni është firmosur nga pothuajse 1.5 milionë njerëz nga 192 shtete të botës. Kjo fushatë mbështetet prej rreth 300 organizatash për mbrojtjen e fëmijëve dhe anti-trafikimit.
Burimi: PR Newswire