Lifestyle

5 përdorime të pazakonta të lëngut të kastravecave turshi

5 përdorime të pazakonta të lëngut të kastravecave

Kastravecat turshi kanë shumë përfitime. Si një ushqim i fermetuar, janë të pasur me baktere të mira që ndihmojnë në sistemin tretës. Turshitë përmbajnë vitamin A, e dobishtme për shëndetin e syve, dhe vitaminë K, e cila ndihmon në shëndetin e kockave. Përdorimi i tyre në sallatra shton shijen dhe aromën. Sikur të mos mjaftonin këto, lëngun e kastravecave mund ta përdorni edhe herë tjetër.

1 – Përdoreni për të aromatizuar mishin: Mund të përdorni pak lëng kastravecash turshi kur marinoni mishin sepse i jep një aromë shtesë. Mund të përdorni piper, hudhër të grirë dhe më pas të vendosni mishin në një enë me lëng kastravecash, përpara se ta gatuani.

2 – Përdoreni si salcë sallate: Lëngun e kastravecave mund ta përdorni si bazë për të bërë salcën e sallatrave ku mjafton ta përzieni me vaj ulliri, piper dhe hudhër. Përzierjen ruajeni në frigorifer dhe mund ta përdorni deri në dy javë.

5 përdorime të pazakonta të lëngut të kastravecave

3 – Shtojeni në koktej: Lëngu i kastravecave mund të qëndrojë mirë edhe në një koktej alkoolik, si për shembull në një përzierje me bazë vodka.

4 – Përdoreni si përbërës të fshehtë, aromatizues: Hidheni në vend të kastravecave (si te hamburgeri).

5 – Pastroni kuzhinën: Lëngu i kastravecave shërben si pastrues natyral, sidomos për pjatat që pastrohen me vështirësi. Thjesht derdheni në tiganë ose enë të tjera dhe lëreni të veprojë për pak minuta.

Burimi: Well & Good

REELS

Mos harroni: E zeza nuk del kurrë nga moda

Djale, ajo nuk eshte mami jot Eva! Ajo eshte Gabriel Solis t’lutna shume!

Videon e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

Nuk kuptoj turqisht, por e kuptoj 100% çfarë po thonë në këtë video😂

Breaking news! Ne e dimë se ç'i duhet çdo biznesi! Na kontakto tani dhe njihu me super ofertën 🤝

Hailey Bieber tallet me aludimet e fansave ne kete interviste per revisten “Vogue” (eshte edhe kopertina e muajit)

nëse numrat në llogarinë bankare s’kanë fund 💰

Tag shoqen dhe thuaji: “A të thashë?” 🤨

🤯

Peshorja duke dalë për kafe, pasi u tha të gjithëve që do vishej thjesht fare