Style Tips

Njihuni me trikini-t: Si do të duken këtë vit rrobat e banjës!

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2020

Njihuni me trikini-t: Si do të duken këtë vit rrobat e

Çfarë ndodh kur na duhet të bëjmë plazh në kohë pandemie? Përshtatemi me kushtet gjithë stil! Siç mund ta keni vënë re, gjërat kanë ndryshuar në çdo aspekt, prandaj rrobat e banjës nuk kanë pse bëjnë përjashtim. 

Njihuni me trikini-t: Si do të duken këtë vit rrobat e

Këtë vit, harrojini bikinit dhe njihuni me trikini-it! Një dizajnere italiana, i shtoi setit të rrobave të saj të banjës maskën, pa të cilën kompleti këtë vit nuk është i plotë! Edhe pse fillimisht Trikini nisi si "shaka", shitjet e saj kanë qenë të befasishme.

Tiziana Scaramuzzo, tha se fillimisht kompleti i trikinit kundër pandemisë, nisi thjesht si një shaka në familje, por njerëzit e gjejnë kompletin e ri të dobishëm. Pra kompletit tuaj të plazhit i shtohet maska e cila është fiks në dizajnin e rrobave të banjës dhe jo pa qëllim bikinit tani janë trikini.

Njihuni me trikini-t: Si do të duken këtë vit rrobat e

Pasi postoi foto të modeleve të para, veshur nga vajza e saj, dizajnerja thotë se numri i porosive ishte pafund. Njerëzit e duan plazhin, detin, diellin, por jo koronavirusin, prandaj trikinit janë pritur me entuziazëm. 

Burimi: New York Post