Shqipëria

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2020

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja

Rikard Ljarja, një nga ikonat më të shquara të kinematografisë shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë (via Gazeta Panorama).

Ljarja, i lindur në Shkodër, e nisi karrierën në kinematografi që pas përfundimit të gjimnazit duke ndjekur fillimisht studimet në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu”. Pas studimeve, punoi si aktor në teatrin “Migjeni” në Shkodër dhe më pas si aktor, regjjisor dhe skenarist në disa nga filmat më të njohur të kohës.

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja
Rikard Ljarja në rolin e Dedës - "Rrugë të bardha" (1974)

Disa nga filmat ku spikati me talentin e tij janë "Rrugë të bardha", “Radiostacioni”, “Rrugicat që kërkonin diell”, "Shpërthimi", “Ilegalët”, “Kur zbardhi një ditë" etj.

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja
Rikard Ljarja dhe Marjeta Ljarja

Përsa i përket jetës private, Rikard Ljarja dhe bashkëshortja, aktorja Marjeta Ljarja, u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Në pyjet me borë ka jetë” në vitin 1978.

Ngushëllime familjes!