Bota

Mafia italiane u shpërndan ushqime familjeve në nevojë

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2020

Mafia italiane u shpërndan ushqime familjeve në nevojë

Ekonomia italiane po ndjen pasojat e krizës së koronavirusit, ndërsa mafia po ndjen mbështetjen e banorëve të cilëve u kanë shpërndanë ushqime në këto ditë të vështira.

Gjatë këtyre javëve, janë publikuar video ku vihen re banda mafioze që shpërndajnë të mira jetësore në shtëpitë e banorëve të varfër në Kalabri, Siçili dhe Pulja.

“Dyqanet, kafenetë, restorantet dhe klubet janë mbyllur prej një muaji,” tha për The Guardian Nicola Gratteri, hetues kundër mafies dhe kreu i zyrës së prokurorit në Catanzaro. “Miliona njerëz punojnë në gri, që do të thotë se s’janë paguar për më shumë se një muaj dhe s’e dinë kur do të kthehen në punë. Nëse qeveria nuk gjen një mënyrë për t’i ndihmuar këto familje, do t’i ndihmojë mafia dhe kështu do t’u kontrollojë jetët.”

Kufizimet dhe masat e ndërmarra për të mbajtur nën kontroll pandeminë kanë pasur pasoja të rënda te 3.3 milionë italianë që punojnë në të zezë. 1 milion prej tyre jetojnë në jug.

Kur u vunë re shenjat e para të pakënaqësisë qytetare, ministrja e brendshme, Luciana Lamorgese, tha “mafia mund të përfitojë nga varfëria, mund të rekrutojë më shumë njreëz.” Ose, në fjalë të tjera, mund të shpërndajë ushqime falas si makarona, ujë, miell dhe qumësht.

“Mafiat nuk janë thjesht organizata kriminale,” tha Federico Varese, profesor i kriminologjisë në University of Oxfort. “Janë organizata që duan të qeverisin territore dhe tregje. Komentatorët fokusohen shpesh tek aspekti financiar i mafias, por harrojnë se fuqia e tyre buron nga baza lokale mbi të cilën operojnë.”

Burimi: The Guardian