Flokët

Parukieri i preferuar i Kim dhe J.Lo tregon si të prisni flokët e burrave në shtëpi

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2020

Parukieri i preferuar i Kim dhe J.Lo tregon si të prisni flokët e

Kur ju thamë se çunat me flokë të gjatë nuk duken keq, ndoshta ishte një mënyrë për t’ju thënë me stil që të MOS i prisni flokët në shtëpi, sepse me gjasë do ta dreqosni punën si këta njerëz që nuk nxorrën asgjë në dritë. Flokët e djemve kërkojnë saktësi, nuk janë si baluket e gjata të vajzave që menaxhohen me lehtësi edhe nëse priten keq. Por ja që burrat ende kërkojnë të presin flokët, aq sa parukieri i preferuar i Kim Kardashian, Jennifer Lopez, Ariana Grande-s, Dua Lipës së fundmi etj., u detyrua të shpjegonte procesin.

Chris Appleton – të cilin e njihni përmes punës së përhershme me Kim dhe J.Lo – postoi në Instagram një video-tutorial hap pas hapi nëse do të prisni flokët e burrave. Sigurisht që mjetet varen nga modeli dhe gjatësia e flokëve, por përgjithësisht duhet një makinë qethëse, krëhër i hollë dhe gërshërë.

Videon shpjeguese e ndiqni në vijim. Shiheni me kujdes. Ose shiheni si të doni. Sidoqoftë, ju falen gabimet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chris Appleton (@chrisappleton1) on