High Tech

ABCom bëhet pjesë e Vodafone Albania

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2020

ABCom bëhet pjesë e Vodafone Albania

ABCom, kompani e themeluar në 1998-n dhe njëkohësisht kompania më e madhe kabllore në Shqipëri, është tashmë pjesë e Vodafone. Lajmi se ABCom do të blihet nga Vodafone u bë publik në tetor të 2019-s.

ABCom bëhet pjesë e Vodafone Albania

Asokohe, Vodafone deklaroi se marrëveshja me ABCom është pjesë e strategjisë së kompanisë për të zgjeruar portofolin e shërbimeve me internet fiks dhe shërbime televizive.

Pas finalizimit të transaksionit, Vodafone Albania do të ndjekë një plan strategjik investimesh duke parashikuar një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh.

“Vodafone Albania është investitori më i madh i huaj në Shqiperi. Ky transaksion rithekson besimin tonë në potencialin në rritje të ekonomisë shqiptare. Integrimi i AbCom do të forcojë Vodafone Albania dhe do na japë mundësinë ti ofrojmë konsumatorëve dhe bizneseve një gamë të gjerë dhe të një cilësie të lartë shërbimesh të internetit fiks, Pay-TV dhe telefonie celulare, duke drejtuar kështu zhvillimin e shoqërisë dixhitale në Shqipëri,” u shpreh në tetor, Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania, Archilleas Kanaris.