Kinema & TV

Rikthehet ‘La Casa de Papel’: Traileri i sezonit të katërt dhe data e premierës

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2020

Rikthehet ‘La Casa de Papel’: Traileri i sezonit të katërt

Sezoni i katërt i “Money Heist” – ose “La Casa De Papel” sepse ne jemi njohës të mirë edhe të gjuhës spanjolle – do të dalë në Netflix më 3 prill.

La Casa de Papel është një ndër prodhimet më të suksesshme jo në anglisht në Netflix dhe një nga serialet me më shumë shikime në platformë. I gjithë subjekti i serialit ndërtohet përmes planit të një burri misterioz, i njohur si Profesori.

Në trailerin e publikuar së fundmi, vihet re tensioni që përshkon gjithë ngjarjet. Duket se Nairobi ka pak mundësi për të jetuar ndërsa Raquel-ës i ushtrohet presion që të bashkëpunojë me policinë.