Celebrity

Gisele Bündchen nuk e pëlqen fjalën ‘njerkë’ ndaj përdor një tjetër term

Shkruar nga Anabel

29 Shkurt 2020

Gisele Bündchen nuk e pëlqen fjalën ‘njerkë’

Gisele Bündchen nuk është aspak fanse e fjalës “njerkë”. Gjatë një sekuence pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, dikush e pyeti se si ishte ndjesia e të qenurit njerkë e një vogëlushi 12-vjeçar. John është djali që bashkëshorti i saj, Tom Brandy, ka me ish-gruan Bridget Moynahan.

“Nuk më pëlqen fjala ‘njerkë’,” tha ajo. “Më pëlqen fjala ‘mami bonus’, sepse e shoh si bekim në jetën time. Ndihem kaq me fat që kam një engjëll të vogël dhe të mrekullueshëm në jetën time.”

Bündchen dhe Brady janë martuar që nga viti 2009 dhe kanë dy fëmijë së bashku: Benjamin Rein, 10 vjeç, dhe Vivian Lake, 7.

Për sa i përket termit “bonus mom”, ndonëse jo fort i popullarizuar, është një term i përdorur këto vitet e fundit, që kërkon pak a shumë të largojë stereotipet e krijuara për fjalën “njerkë”.

Në anglishten e fjetër, fjala “jetim” ishte “steopchild” dhe “stepmother” (njerkë) konsiderohej gruaja që bëhej nëna e një jetimi. Por në ditët e sotme, një fëmijë jo detyrimisht është jetim nëse ka njerkë.

Edhe në shqip, termi njerkë ka në disa raste konotacion negativ, nëse gjykojmë shprehje si “i biri i njerkës”, “ca të nënës, ca të njerkës”, “e shikon me syrin e njerkës” etj. Megjithatë historitë kanë treguar se është thjesht përgjithësim i gabuar.