Social Buzz

Teksa kirurgët hiqnin tumorin në tru, pacientja luante në violinë

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2020

Teksa kirurgët hiqnin tumorin në tru, pacientja luante në
Dagmar Turner dy javë pas operacionit

Kur Dagmar Turner nisi të luante në violinë në sallën e operacionit në King’s College Hospital, nuk po e bënte për të rënë në sy; Ia kërkuan kirurgët për t’u siguruar që gjatë heqjes së tumorit të mos dëmtonin aftësitë e saj muzikore.

Tumori ndodhej në lobin e djathtë frontal, jashtëzakonisht pranë zonave të trurit që kontrollojnë lëvizjet delikate të dorës së majtë. Këto rajone janë shumë të rëndësishme në luajtjen e violinës dhe në disa vende, ndodheshin një fije floku larg tumorit.

“Violina është pasioni im. Fillova të luaj që kur isha 10 vjeçe,” tha Turner pak ditë më parë. “Ideja se mund të mos luaja më kurrë muzikë më theu zemrën.”

Dr. Keyomars Ashan, neurokirurg, pati idenë kreative.

“Ne heqim rreth 400 tumorë në vit dhe shpeshherë u bëjmë pacientëve teste të gjuhës, por kjo është hera e parë që i kam kërkuar një pacienti të luajë një instrument,” tha ai.

Para procedurës, një ekip ekspertësh mjekësorë shpenzuan dy orë duke identifikuar zonat e trurit që aktivizoheshin kur ajo luante në violinë.

Kirurgët hoqën me sukses 90% të masës tumoriale pa dëmtuar aftësitë motorike të Turner. Ajo u kthye në shtëpi pas tre ditësh.

“Shpresoj të rikthehem në orkestër,” tha Turner pas operacionit. Ajo është instrumentiste e The Isle of Wight Symphony Orchestra.

Burimi: CNN