Pas Brexit, Britania e Madhe vjen me rregulla të reja! Të gjithë emigrantët që duan të zhvendosen drejt Anglisë dhe të jenë punëtorë të thjeshtë atje, do ta kenë shumë të vështirë të marrin viza. Rregulli i ri thotë se punëtorët e thjeshtë, pa një diplomë nuk do të marrin viza pune në Angli, pas Brexit.
Nisur nga njoftimi i qeverisë, si emigrantët europianë ashtu dhe ata jo europianë do të trajtohen në mënyrë të barabartë, pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Europa më 31 dhjetor.
Ky ndryshim bëhet me qëllim uljen e emigracionit dhe do të hyjë në fuqi përmes një skeme të caktuar.
Sipas kësaj skeme, e ndërtuar në bazë të kritereve dhe pikëve, ata që duan të punojnë në Angli duhet të flasin anglisht dhe të kenë një ofertë pune të aprovuar. Nëse 2 kushtet e para plotësohen, ata fitojnë 50 pikë, por për marrjen e vizës së punës kandidatët duhet të mbledhin 70 pikë.
20 pikët e tjera, sigurohet nga kualifikimet, paga dhe puna duhet të jetë në një sektor ku ka mungesa në punonjës. Qeveria angleze, së fundmi i ka kërkuar punëdhënësve që në vend të punësimit të "punjosve të thjeshtë", të investojnë në zhvillimin e teknologjisë së automatizimit.
Sipas politikave të reja, pritet që ky ndryshim të sjellë "më të aftët dhe më të mirët" në Mbretërinë e Bashkuar.
Burimi:BBC