Metropolitan

Kemi të reja nga drama në familjen Beckham! Prindërit janë të lodhur me sjelljen e Brooklyn

Kemi të reja nga drama në familjen Beckham! Prindërit janë

Çdo shtëpi e ka ndonjë hall dhe kur duket perfekte! Ja, se mendonim ne se Beckham-ët ishin të përsosur, por në fakt, paskan drama të thella (dhe jo për pronat). Fakti që Brooklyn Beckham nuk u paraqit në 50-vjetorin e ditëlindjes së të atit paska qenë veç maja e ajsbergut. Drama është më serioze dhe familja e tij thjesht “nuk e përballon dot më këtë marrëzi”.
 
Megjithëse burime raportuan se Brooklyn dhe e shoqja, Nicola Peltz, u munduan të takonin David për ditëlindje, Page Six mësoi se çifti nuk bëri ndonjë përpjekje për të qenë në festën e ish-futbollistit të njohur.

Kemi të reja nga drama në familjen Beckham! Prindërit janë
 
Brooklyn, 26 vjeç, dhe Nicola, 30, thuhet se janë shumë të lidhur me prindërit e saj miliarderë, Nelson dhe Claudia dhe qartazi, e kanë kanalizuar energjinë dhe kohën e tyre tek ata, duke lënë pas dore Victoria-n dhe David-in.

“Ata nuk po marrin pjesë më në eventet familjare dhe s’e vizitojnë më çiftin Beckham”, tha burimi.

Nicola dhe Brooklyn nuk është parë në publik me familjen e tij që prej Krishtlindjeve.

“Në njëfarë mënyre kjo nuk na çudit, por askush nuk mund ta mendonte se ata vërtet do ta injoronin ditëlindjen e 50-të të David-it, kur kishte kaq shumë aktivitete ku mund të merrnin pjesë ose mënyra për të kaluar kohë me familjen. Sjellja e tyre ka qenë tronditëse,” shtoi burimi.

Kemi të reja nga drama në familjen Beckham! Prindërit janë

Brooklyn dhe e shoqja nuk iu bashkuan familjes Beckham as në sfilatën e modës së Victoria-s në Paris në mars të këtij vit.
 
“David dhe Victoria gjithmonë e mbështesin Brooklyn dhe Nicola-n,” tha burimi, “qoftë për nisjen e markës së tij, apo premierën e filmit të Nicola-s. Kjo është vërtet shumë e trishtë.”

“Megjithatë, familja e Brooklyn-it e adhuron atë dhe gjithmonë do të jetë aty për të. Ata thjesht nuk mund të përballojnë më këtë marrëzi. David dhe Victoria vetëm duan që Brooklyn të kujtojë kush është, sepse kjo sjellje nuk është tipike e tij dhe nuk është mënyra si është rritur”, theksoi personi anonim.

Gjithashtu, është përfolur për një përçarje mes Brooklyn dhe vëllait të tij më të vogël, Romeo, për shkak të të dashurës së këtij të fundit, Kim Turnbull, duke pretenduar se Brooklyn kishte pasur më parë një lidhje romantike me të. Por burime të mëparshme i thanë Page Six se kjo nuk është e vërtetë. “Është thjesht një justifikim për të krijuar konflikt,” tha burimi, duke i quajtur thashethemet për vëllezërit “gjepura”.

Artikuj të sugjeruar:



 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

We have news of the drama in the Beckham family! Parents are tired of Brooklyn's behavior

Kemi të reja nga drama në familjen Beckham! Prindërit janë

Every house has its share of problems, even when it seems perfect! We thought the Beckhams were perfect, but in fact, there are deep dramas (and not about the properties). The fact that Brooklyn Beckham didn't show up for his father's 50th birthday party was just the tip of the iceberg. The drama is more serious and his family simply "can't take this nonsense anymore."
 
Although sources reported that Brooklyn and his wife, Nicola Peltz, tried to meet David for his birthday, Page Six learned that the couple made no effort to be at the former famous football player's party.

Kemi të reja nga drama në familjen Beckham! Prindërit janë
 
Brooklyn, 26, and Nicola, 30, are said to be very close to her billionaire parents, Nelson and Claudia, and have clearly channeled their energy and time towards them, neglecting Victoria and David.

"They are no longer attending family events and no longer visiting the Beckhams," the source said.

Nicola and Brooklyn have not been seen in public with his family since Christmas.

"In a way this doesn't surprise us, but no one would have thought they would actually ignore David's 50th birthday when there were so many activities they could have participated in or ways to spend time with their family. Their behavior has been shocking," the source added.

Kemi të reja nga drama në familjen Beckham! Prindërit janë

Brooklyn and his wife didn't even join the Beckham family at Victoria's Paris fashion show in March this year.
 
"David and Victoria are always so supportive of Brooklyn and Nicola," the source said, "whether it's his brand launch or Nicola's film premiere. It's really sad."

"However, Brooklyn's family adores him and will always be there for him. They just can't take this nonsense anymore. David and Victoria just want Brooklyn to remember who he is, because this behavior is not typical of him and it's not the way he was raised," the anonymous person stressed.

There have also been rumors of a rift between Brooklyn and his younger brother, Romeo, over the latter's girlfriend, Kim Turnbull, claiming that Brooklyn had previously had a romantic relationship with her. But sources previously told Page Six that this is not true. "It's just an excuse to create conflict," the source said, calling the rumors about the brothers "nonsense."

Suggested articles: