Dje (3 shkurt) ju treguam si duket shtëpia ku jetojnë Kim, Kanye dhe 4 fëmijët e çiftit. Shumë e madhe, minimaliste dhe shumë paqësore.
Gati e pabesueshme të mendosh se aty jetojnë, luajnë apo bëjnë rrëmujë 4 bebusha.
Gjithsesi, një nga ambientet më interesante të shtëpisë është pishina.
E dimë çfarë po imagjinoni ju, por na lini t'ju themi se Kim nuk është futur kurrë brenda pishinës së saj.
Imagjinoni për një çast të jetosh në jug të Kalifornisë, të kesh një pishinë tënden prej vërteti dhe të mos e përdorësh kurrë.
Edhe Kanye është po i habitur sa ne të tjerët. Një detaj të tillë e zbuloi reperi teksa pyeste të shoqen se kur ishte hera e fundit që përdori pishinën.
"Unë s'e kam përdorur kurrë në fakt!"- përgjigjet Kim, e cila duket se është e dhënë më tepër pas jacuzzi-it.
Pavarësisht se s'është futur kurrë atje brenda, Kim sigurohet që pishina të jetë gjithmonë me ujë të ngrohtë, në mënyrë që të paktën fëmijët ta shijojnë siç do të bënim të gjithë.
Do donim shumë të dinim çfarë e mban yllin e Instagram-it larg një noti të mirë. Ndoshta frika për të mos humbur një tjetër vath diamanti...Ndoshta..