TV Mania

Marjana Kondit akoma s'i ka dalë inati me Mirela Kumbaron!

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2020

Marjana Kondit akoma s'i ka dalë inati me Mirela Kumbaron!

Marjana Kondi as që ka ndërmend ta zbusë inatin e dikurshëm me ministren Mirela Kumbaro. E ftuar në "Shiko Kush Luan", Kondi nuk reagoi aspak mirë kur gjatë një sfide loje, para saj u shfaq fotoja e Kumbaros.

Marjana Kondit akoma s'i ka dalë inati me Mirela Kumbaron!

"Uu ku më doli dhe këtu kjo! Unë i them në rrugë mos më fol, ajo prap më përshëndet. Unë i them mos më përshëndet ajo vazhdon. Një ditë më tha, të flas se është minimuni i edukatës. S'e kuptoj domethenë për çfarë më flet se ajo më hoqi nga puna."- dëgjohej të thoshte Marjana, që vijoi të thoshte "ç'budallenj mban kjo Tokë".

Sigurisht, edhe kjo i dedikohej ministres. Kjo s'është hera e parë që aktorja shpreh publikisht mungesën e simpatisë për Kumbaron, që pas përplasjes që patën në 2018-ën gjatë takimit të artistëve lidhur me çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Nëse Kumbaro e ka harruar dhe e përshëndet rrugëve, Marjana s'ka ndërmend ta bëjë.