Rudina Magjistari vendosi të befasojë të gjithë ata që s'e kanë imagjinuar me asnjë ngjyrë tjetër flokësh, përveçse të verdhë! Bjondja historike tani është kokëkuqe!
Pak më parë, moderatorja postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një foto ku shfaqej me flokë në ngjyrë karrotë.
"Vit i ri, pamje e re!"- shkruan Magjistari e cila mesa duket beson në fuqinë pozitive të ndryshimit të flokëve! Në kujtesën e të gjithëve, që në daljet e para në ekran, Rudina identifikohej me flokët bjond, aq sa thuajse na kishte dalë nga mendja që kjo nuk është hera e parë që moderatorja guxon të bëjë një ndryshim të tillë.
Shumë vite më parë, në fillimet e karrierës flokët e saj dukeshin kështu! Ndonëse periudha e flokëve të kuq ishte e shkurtër, Rudina vendosi t'i rikthehej kësaj pamjeje shumë vite më vonë, por thjesht për nostalgji.
Pas komplimentave të shumta që mori, Rudina u detyrua të thoshtë se vazhdon të jenë bjonde dhe se flokët e kuq janë vetëm për programin e sotëm.
"Kaq shumë komente aprovimi, më duket se do t'i lyej vërtet të kuqe. Janë vetëm për sot në program."- shkruan ajo.
Meqë jemi këtu dhe për pak çaste menduam se ndryshimi ishte real, na thoni cila është e preferuara juaj. Ndoshta kështu, Rudina ndan përfundimisht mendjen!