Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Eurovision Song Contest në vitin 2004 me “The Image of You” interpretuar nga Anjeza Shahinit. Anjeza pati këmbën e mbarë pasi u rendit në vend të shtatë në finale. Rekordi i saj u thye në vitin 2012 nga Rona Nishliu me “Suus”, e cila zuri vendin e pestë. Këngëtarë të tjerë që arritën të preknin finalen janë: Ledina Çelo (e kualifikuar automatikisht për shkak të renditjes së mëparshme të Anjezës) – “Tomorrow I Go”, Olta Boka – “Zemrën e lamë peng”, Kejsi Tola – “Carry Me in Your Dreams”, Juliana Pasha - "It’s All About You”, Elhaida Dani – "I'm Alive", Eugent Bushpepa – “Mall” dhe Jonida Maliqi – “Ktheju tokës”. Për hir të së vërtetës, disa këngë zor se i mban mend njeri, ndaj në sondazhin në vijim, votoni me jeshile këngët të cilat i pëlqeni dhe me të kuqe vetëm këngët që nuk i mbani mend që na kanë përfaqësuar në festivalin europian.
Këngët më të njohura dhe ato që s’i mban mend njeri: Shqipëria ndër vite në Eurovizion

Shkruar nga Anabel
28 Dhjetor 2019