Shkurt – Arbana Osmani & Ardit Kero
Duke qenë se historia e dashurisë e Arbana Osmanit dhe financierit Ardit Kero qëndroi për vite me radhë jashtë vëmendjen mediatike, edhe divorci i tyre kaloi në heshtje. Megjithatë sigurisht që bëri bujë në media, për shkak të jetëgjatësisë së martesës së tyre. Arbana dhe Kero, prindër të vogëlushit Jon, u ndanë pas 16 vitesh. Zërat për divorcin e tyre nisën të qarkullonin në fillim të vitit, kohë kur Arbana u përfol edhe për romancën me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj, romancë që është konfirmuar përmes komenteve dhe deklaratave romantike në rrjete sociale.
Mars – Grida Duma & Ilir Shqina
Në mars, u përfol se Grida Duma i dha fund martesës 22-vjeçare me Ilir Shqinan. Sipas një dokumentacioni të zotuarar nga Shqiptarja.com, ish-deputetja e PD-së kishte nisur precedurat e divorcit në gjykatën e Tiranës. Në moshën 20-vjeçare, Grida Duma u martua me Shqinan, një emër i njohur në rrethet diplomatike. Ata janë prindër të një djali, Darien.
Korrik – Stresi & Keisi
Aty nga mesi i korrikut, gjëra të çuditshme ndodhën në Instagramin e Keisit, e cila fshiu çdo foto dhe dedikim për Stresin. Në fillim të gushtit, Keisi konfirmoi ndarjen duke bërë like këtë koment: ”Tani që je ndarë me Stresin, të ka rënë një nur i bukur, siç ke qenë dikur. Vajzë e thjeshtë, pa u sforcuar, pa dalë nga vetja. Vajzë yll me pak fjalë. Pa fat ai që të humbi, lum ai që do të të ketë.” Në “Ftesë në pesë” në tetor, Stresi konfirmoi ndarjen, megjithëse dukej pozitiv për një ribashkim. “Pritej një dasmë. Mbase do shtyhet, mbase do bëhet një herë tjetër, mbase...” tha ai, qartazi i prekur.
Gusht – Nora Istrefi & Robert Berisha
Bashkë që prej 2006-s, Nora Istrefi dhe Robert Berisha konfirmuan zyrtarisht se ishin ndarë në gusht të 2019-s. Përmes një postimi në Instagram, qe Roberti ai që bëri publik lajmin që prej kohësh aludohej në media, ndonëse u mohua disa herë prej tyre. Këngëtarët kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë në shtator të 2014-s. Ata janë prindër të vogëlushes Renee. Pas ndarjes, janë shfaqur disa herë bashkë dhe i kanë mbështetur publikisht projektet e njëri-tjetrit. Në një intervistë për “Mirage”, Berisha u shpreh se “vetëm vdekja mund ta ndante nga Nora”. “Vetëm vdekja mund të të ndajë nga nëna e fëmijës tënd. Kështu që gjithmonë do të jem babi i Renees dhe gjithmonë do të jemi bashkë,” u shpreh ai.
Shtator – Mozzik & Loredana
Thashethemet e para se Mozzik dhe Loredana po përjetonin një krizë në çift lindën në fillim të shtatorit. Në tetor, Loredana konfirmoi se ajo dhe Mozzik kanë marrë një pushim, si në jetën private ashtu edhe në biznes. Nga ana tjetër, Mozzik u shpreh në një intervistë për 20 Minuten vetëm se gjërat nuk po funksiononin më dhe se shkaku ishte privat. “Gjëra që u ndodhin të gjithëve,” tha ai. Çifti i reperëve, të cilët janë prindër të një vogëlusheje 1-vjeçare, duket se ruajnë raport të mirë me njëri-tjetrin. Për momentin, Loredana jeton në Zvicër bashkë me vajzën dhe po vazhdon e vetme turin.
Shtator – Rudina Dembacaj & Aleks Varfaj
Në shtator, u aludua për herë të parë se Rudina Dembacaj u nda nga bashkëshorti. Në nëntor, Rudina konfirmoi për herë të parë ndarjen, e ftuar në “Wake up”. Në një kohë kur portalet zienin për një tjetër lidhje të aktores, ajo dhe Aleksi postonin foto me mbishkrimet “Aleksi çun beqar” dhe “Të dy jemi beqar”. Rudina dhe Aleksi u martuan në 2016-n dhe janë prindër të vogëlushes Viktoria.