Social Buzz

Me ndryshimin e ri, s'do të shkruani më sipas qejfit në Instagram!

Shkruar nga Anabel

17 Dhjetor 2019

Me ndryshimin e ri, s'do të shkruani më sipas qejfit në

Instagram-i është shumë kritik ndaj vetes, kështu që mos u habisni nëse çdo javë vjen me nga një ndryshim të ri.  Lajmi i fundit prej tij lidhet me përshkrimet që bëjmë ne krah fotove, në gjuhën e Instagram-it, "captions". 

Me ndryshimin e ri, s'do të shkruani më sipas qejfit në

Kompania ka lançuar dje (16 dhjetor) një opsion që pritet të reduktojnë bullizmin online. Ky opsion, të jepë mundësinë të mendoheni dy herë para se të shkruani ndonjë gjë ofenduese apo keqdashëse në foton a videon tuaj.

Tani, çdo gjurmë e juaja do të ndiqet nga opsioni më i ri "AI" dhe nëse është ofenduese, përdoruesit do t'i njoftohet në mënyrë që ta fshijë ose ta editojë para se ta postojë.

Me ndryshimin e ri, s'do të shkruani më sipas qejfit në

Instagram-i uron që ky ndryshim të shërbejë gjithashtu si mjet edukues për përdoruesit e tij. Që dje, opsioni është bërë i aksesueshëm në Amerikë ndërsa globalisht pritet të hyjë në fillim të 2020-ës.

Me pak fjalë, koha kur mund të ofendoje/ironizoje apo shaje dikë përmes përshkrimit të fotos tënde, IKU!