Shqipëria

Historia e Kikos & heronjve të tjerë si ai: Pse qentë & macet janë pjesë e pandashme jona?

Shkruar nga Anabel

1 Dhjetor 2019

Historia e Kikos & heronjve të tjerë si ai: Pse qentë &

Njerëzit nuk ishin të vetmit që u tronditën, lënduan dhe ndjenë dhimbje në tragjedinë e 26 nentorit. Në gjithë këtë, kafshët gjithashtu u kthyen në një pjesë të pandashme tonën, të cilët u përpoqën me çdo mënyrë të na vinin në ndihmë edhe para se tërmeti i orëve të para të mëngjesit (26 nëntor) të ndodhte.

Historia e Kikos & heronjve të tjerë si ai: Pse qentë &

Sytë e forcave të shpëtimit, ishin gjithashtu tek qentë, falë të cilëve ia dolën shumë jetë njerëzish, por qentë e specializuar s'ishin të vetmit heronj. 

Historia e Kikos & heronjve të tjerë si ai: Pse qentë &

Kiko, një qenush i rracës chow- chow, (rracë e famshme për mbrojtje) shpëtoi një familje të tërë, duke i paralajmëruar pak sekonda para se tërmeti të binte.

Zonja e Kikos tregoi për Top Channel se ai nuk i linte të flinin dhe gjatë gjithë kohës i kapte nga batanija, si për t'i thënë se janë në rrezik.

"Natën që ra tërmeti Kiko, ishim në gjumë dhe ai na zgjoi, na kapte nga batanija. Pak sekonda pasi ne dolëm, u shemb komplet pallati."- u shpreh ajo. 

Më tej, pronarja e Kikos tregoi se i aty për aty i kishin kërkuar ta lënë qenin, por si mund ta linin atë që i shpëtoi jetën?

Historia e Kikos & heronjve të tjerë si ai: Pse qentë &

Chow Chow breed janë rracë e pavarur qensh, agresivë me të tjerët, por shumë të lidhur me të zotët e tyre. Ata njihen si rracë  shumë e dhënë pas familjes dhe sigurohet t'i ruajë ata. Që të jenë kafshë të mira shtëpiake kanë nevojë për socializim të hershëm edhe me fëmijët.

Kiko, s'ishte heroi i vetëm që shpëtoi familjen e tij. Në një pyetësor të hapur në Facebook Anabel, njerëzit treguan se qentë dhe macet patën sjellje të çuditshme pak para tërmetit, sjellje e cila i shpëtoi jetën!

"Qeni im më zgjoi 2 minuta para tërmetit, duke ulëritur me zërin tipik që bëjnë qentë kur ndjejnë rrezikun. E kam marr kudo me vete."

Historia e Kikos & heronjve të tjerë si ai: Pse qentë &

Historia e Kikos & heronjve të tjerë si ai: Pse qentë &

Një tjetër tregoi se nuk arriti ta lexonte në kohë sjelljen e maces së saj, por s'e mendoi për asnjë çast ta linte vetëm pas tragjedisë.

Historia e Kikos & heronjve të tjerë si ai: Pse qentë &

Historia e Kikos & heronjve të tjerë si ai: Pse qentë &

Historia e Kikos & heronjve të tjerë si ai: Pse qentë &

"Macja më lajmëroi për tërmetin 2 minuta para, por duke qenë se është hera e parë që bënte atë sjellje, nuk munda ta lexoja reagimin e saj. Më vonë e kuptova që ishte paralajmërim. U frikësua shumë, por ka qenë me mua kudo që unë kam qenë."

Kafshët shtëpike janë më shumë se familje dhe familja duhet të jetë e bashkuar edhe në raste tragjike si kjo.

Një i moshuar,tregoi gjatë raportimit live të lajmëve në Top Channel se nuk e linte macen të vetme në shtëpi dhe e kërkonte ndërkohë që tërmeti binte.

Një tjetër vajzë e strehuar në kamp tregoi se pengu më i madh ishte që kishte lënë qenin në shtëpi, në pamundësi për ta marrë me vete. 

Rrëfimet e njerëzve që lexuar më sipër dhe dëshmitë e të tjerëve janë prova reale se kafshët janë pjesë e pandashme e jona.

Mund të lexoni:Sjellje të çuditshme te qentë, macet, minjtë: A e parashikojnë kafshët tërmetin?