Social Buzz

Greta Thunberg udhëton në kohë: Një foto e 121 viteve më parë shokon njerëzit

Shkruar nga Anabel

21 Nëntor 2019

Greta Thunberg udhëton në kohë: Një foto e 121 viteve

Kur aktivistja 16-vjeçare Greta Thunberg nuk është duke u marrë me çështje të rëndësishme të ndryshimeve klimatike, udhëton në kohë. Të paktën sipas internetit.

Këtë herë, pasi e krahasuan me figura naziste, disa njerëz në internet qenë të mendimit se Greta Thunberg ka udhëtuar në kohë. E gjitha nisi pasi një foto që daton në shekullin XIX u bë virale kudo. Siç mund ta shihni, vajza në foto është identike me Greta-n.

Greta Thunberg udhëton në kohë: Një foto e 121 viteve

Greta Thunberg udhëton në kohë: Një foto e 121 viteve

“Fotografia 121-vjeçare ngre një tjetër teori që aktivistja e klimës dhe heroina e mjedisit @Greta Thunberg ka udhëtuar në kohë për të shpëtuar planetin tonë,” shkruan dikush. “Është e sigurt të thuhet që Greta Thunberg ka përdorur një makinë me energji kohe për të udhëtuar,” bën shaka një tjetër.

Greta Thunberg udhëton në kohë: Një foto e 121 viteve

Në foto, e cila daton në vitin 1898, sipas arkivës së Bibliotekës së Universitetit të Uashingtonit, shfaqen fëmijë që kërkojnë për ar në Yukon, Kanada. E shtojmë menjëherë në këtë listë me teori konspirative.

Artikuj të rekomanduar:

Greta Thunberg e sulmojnë duke e krahasuar me figura naziste

16-vjeçarja shokon sërish botën me fjalimin për politikanët: ‘Nuk do t’ju falim kurrë’

Burimi: CNN