V
Çmimin "vajza e babit" për 2019-ën, e fiton Stormi Webster! Të gjitha e duam babain, por vogëlushja e Kylie-it e do aq shumë sa edhe flokët i stilon njësoj si ai.
Dje, në llogarinë e tij të Instagram-it, Travis Scott postoi disa foto të Stormit me modelin e ri të flokëve.
"Flokët e babit"- shkruan Travis dhe bebushja dukej si i ati në miniaturë.
Gërshetat si të reperit, Stormi i kishte kombinuar me veshjen sportive dhe një varëse tek e cila shkruhej "Bota e Stormi-it".
Pavarësisht marrëdhënies të nderlikuar të çiftit, Kylie kujdeset që mes vajzës dhe të atit gjërat të jenë njësoj.
Ky i fundit e do vogëlushen në çdo projekt të tijin. Aq më tepër kur fansja e vogël duket identike me të!