Top List

Prapaskenat e këtyre skenave seksi janë shumë, shumë të sikletshme

Shkruar nga Anabel

13 Nëntor 2019

Prapaskenat e këtyre skenave seksi janë shumë, shumë të

1. Margot Robbie u gërvisht në kurriz teksa po xhironte një skenë seksi mbi një para false për “The Wolf of Wall Street.”

Prapaskenat e këtyre skenave seksi janë shumë, shumë të

“U gërvishta shumë në kurriz prej kartmonedhave. Nuk është aq glamoroze sa duket,” tha Robbie. “Nëse keni në plan të bëni seks mbi para, mos. Ndoshta kartmonedhat e vërteta janë më të buta. Kur u ngrita nga krevati, u ktheva për të marrë penjuarin dhe të gjithë u shokuan. Thanë që dukesha sikur më kishin rrahur me kamzhik.”

2. Aubrey Plaza donte të thyente akullin para se të filmonte skenën e seksit me Robert DeNiro në “Dirty Grandpa,” kështu që futi një “foto nudo të vetes” në një libër dhe librin ia dha si dhuratë.

Prapaskenat e këtyre skenave seksi janë shumë, shumë të

“Nuk e njihja, s’kishim folur kurrë bashkë dhe më trembte pak. Kështu që mendova të bëj një çmenduri,” tha Plaza. “Bëra një foto seksi, e futa në një libër mbi budizmin dhe librin ia lashë në trailer. Kisha frikë mos më pushonin nga puna. Një javë më vonë, vjen më flet dhe më thotë, ‘faleminderit për librin... – foton e kisha vënë te faqja e katërt – ‘Lexova deri te faqja e katërt, ishte shumë i bukur.’”

3. Jamie Dornan bënte zhurma qesharake në vend të shtirej sikur po kalonte në orgazëm për të bërë Dakota Johnson për të qeshur teksa filmonin skenat intensive të “Fifty Shades Darker.”

Prapaskenat e këtyre skenave seksi janë shumë, shumë të

“Kur është plan i madh dhe duhet ta bëjmë gjithë skenën nga fillimi në fund, vënë muzik në sfond dhe unë tundohem gjithmonë të bëj Dakota-n për të qeshur,” tha Dornan. “Ndonjëherë, kur duhet të bëj sikur po kaloj në orgazëm, them ‘Doo-doo-doodley-do!’”

4. Julia Robert ishte aq në siklet për skenat e seksit në “Pretty Woman” sa skuqej e tëra.

Prapaskenat e këtyre skenave seksi janë shumë, shumë të

“S’kisha bërë asgjë të kësaj natyre më parë dhe isha shumë nervoze,” tha Roberts. “Skuqesha. Na thoshin ‘puthuni’ dhe skuqesha e gjitha. Ishim bërë si një familje, të gjithë në sheshxhirim. Të gjithë e dinin si ndihesha unë gjatë këtyre skenave dhe më shumë ishin ata në siklet se unë.”

5. Penisi i parë fals i realizuar për personazhin e Mark Wahlberg në “Boogie Nights” ishte jashtëzakonisht i gjatë, kështu që u detyruan të bënin një të dytë.

Prapaskenat e këtyre skenave seksi janë shumë, shumë të

“Të parin e bazuan në John Holmes, një pornstar shumë i famshëm në vitet ’70,” tha Wahlberg. “Ishte aq i gjatë, sa arrite gjunjët. Të gjithëve iu dukej qesharak. M’u desh të dilja në sheshxhirim me të, për t’ua treguar njerëzve. Ishte shumë turpëruese. Të shkurtrin, që bënë më vonë, e mbajta vetë. Është e vetmja rekuizitë që kam mbajtur nga një fil,.”

6. Keira Knightley grisi disa fustane të gjelbër gjatë skenës së seksit në bibliotekë në “Atonement.”

Prapaskenat e këtyre skenave seksi janë shumë, shumë të

“Jam e sigurt që i kam grisur të gjithë,” tha Knightley. “S’mund të bësh një skenë seksi me një fustan si ai. Ishte qepur shumë hollë nga para dhe nëse e prekje, grisej. Kishin shumë versione të të njëjtit fustan dhe madje, disa i arnuan.”

7. Ben Affleck tentoi të bënte regjinë dhe të aktronte në një skenë seksi në “Live By Night” pa e prerë, gjë që konfuzoi Sienna Miller.

Prapaskenat e këtyre skenave seksi janë shumë, shumë të

“Ca skena i bëj disa herë nga fillimi në fund pa thënë stop sepse s’dua të prish ritmin,” tha Affleck. “Kishim një montazh skenash seksi dhe në mendjen time, thashë: ‘Mirë, po e bëjmë dhe një herë pa thënë stop, thjesht vazhdojmë.’ Dhe nga fundi, Sienna qesh dhe më thotë: ‘Kush kujton se je? Sa herë mendon se mund të prishesh?’”

8. Olivia Colman trembi Emma Stone me një sfungjer të njomë gjatë skenës së seksit në “The Favourite.”

Prapaskenat e këtyre skenave seksi janë shumë, shumë të

“Emma duhet të më fuste gishtat. Ishte pak e shqetësuar, meqë gjithçka ndodhte nën çarçaf,” tha Colman. “Shkova te dhoma e grimit, mora një sfungjer të madh dhe të njomë dhe e vendosa aty poshtë si barrierë. I thashë Emma-s të mos shqetësohej. Kur po xhironim, ajo çon dorën sipër dhe thotë ‘OH!’ e neveritur. ‘Është sfungjer!’ i thashë unë.”

Përshtatur nga BuzzFeed