Sipas HPI (The Henley Passport Index), që vlerëson renditjen e pasaportave të vendeve të ndryshme duke u bazuar te liria e shtetasve për të udhëtuar anembanë botës, dy pasaportat më të fuqishme i përkasin dy shteteve të Azisë.
Bëhet fjalë për Singaporin dhe Japoninë, të cilët kanë pasaportat më miqësore në botë. Thënë ndryshe, shtetasit e këtyre vendeve kanë liri udhëtimi, përkatësisht në 190 destinacione.
Në vendin e dytë renditet Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania, ku shtetasit mund të udhëtojnë në 188 destinacione të ndryshme nëpër botë, pa pasur nevojë për një vizë paraprake.
Në vendin e tretë qëndron Danimarka, Italia dhe Luksemburgu, me 187 vende.
Renditja e pasaportave më të fuqishme në botë:
1. Japonia, Singapori (190 destinacione)
2. Finlanda, Gjermania, Koreja e Jugut (188)
3. Danimarka, Italia, Luksemburgu (187)
4. Franca, Spanja, Suedia (186)
5. Austria, Hollanda, Portugalia (185)
6. Belgjika, Kanadaja, Greqia, Irlanda, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Zvicra (184)
7. Malta, Republika Çeke (183)
8. Zelanda e Re (182)
9. Australia, Lituania, Sllovakia (181)
10. Hungaria, Islanda, Letonia, Sllovenia (180)
Pasaportat më të këqija në botë:
1. Afganistani (25)
2. Iraku (27)
3. Siria (29)
4. Somalia, Pakistani (31)
5. Jemeni (33)
6. Libia, Territori Palestinez, Sudani (37)
7. Nepali (38)
8. Lebanoni, Koreja e Veriut (39)
Burimi: CNN