Bota

Zbulohet një kontinent i zhdukur dhe ndodhet 'poshtë këmbëve tona'

Shkruar nga Anabel

24 Shtator 2019

Zbulohet një kontinent i zhdukur dhe ndodhet 'poshtë

Studiuesit, teksa analizonin rajonin e Mesdheut dhe gjeologjinë e tij komplekse, të përbërë nga vargmale dhe dete të thellë nga Spanja në Iran, zbuluan një kontinent të zhdukur kohë më parë.

Quhet Adria e Madhe, ka madhësinë e Grenlandës dhe u shkëput nga Afrika Veriore për t’u “varrosur” nën Europë rreth 140 milionë vite më parë. Adria e Madhe është e fshehur poshtë Mesdheut dhe rajonit juglindor të Europës, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Sipas Douwe van Hinsbergen, autor i studimit, e vetmja pjesë e mbetur e këtij kontinenti është një rrip toke në Detin Adriatik, pjesa e poshtme e hartës në formë çizmeje e Italisë.

Zbulohet një kontinent i zhdukur dhe ndodhet 'poshtë

Rajoni i Turqisë dhe Mesdheut në përgjithësi shfaq karakteristika të ndryshme nga pjesa tjetër. Adria u zhyt nën Europën Jugore dhe shkëmbinjtë e saj sedimentarë u bënë vargmale: Alpet, Apeninet, Ballkani, Greqia dhe Turqia.

Zbulohet një kontinent i zhdukur dhe ndodhet 'poshtë

Sipas ekspertëve, Adria filloi të bëhej kontinent më vete rreth 240 milionë vite më parë dhe nuk është kontinenti i parë i zhdukur që zbulohet. Dy vite më parë, studiuesit zbuluan një pjesë nga kontinenti i zhdukur Gondwana, që u nda 200 milionë vite më parë.

Pjesa e mbetur është ishulli Mauritiues në Oqeanin Indian. Gjithashtu në 2017-n, një ekip kërkimor gjeti kontinentin e humbur Zealandia në Oqeanin Paqësor.

- Përshtatur nga CNN