Ka kaluar rreth 1 orë nga lëkundjet e forta të tërmetit që tronditën kryeqytetin dhe jo vetëm, por qytetarët janë ende njësoj të panikuar. Ndonëse fatmirësisht nuk ka patur pasoja fatale në njerëz, prej tërmetit me magnitudë 5.8 ballë deri më tani raportohet se kanë mbetur të plagosur 7 qytetarë.
Nga shembja e një shtëpie pranë autostradës Tiranë -Durrës janë plagosur dy persona.
Në Pezë helmës janë lënduar tre persona në një familje por edhe në Tiranë dy të moshuar pësuan lëndime në pallatet e HAWAI pranë qendrës Kristal.
Gjithashtu ka patur dëmtime materiale në shtëpi dhe rrugë të qyteteve. Prej pak minutash njerëzit kanë filluar të shpërndajnë edhe në rrjete sociale pamje dhe foto nga pasojat e tërmetit.
View this post on Instagram
Tërmeti më i fuqishëm i dekadave të fundit, thuhet se e kishte epiqendrën në detin Adriatik dhe është ndjerë pothuajse në të gjithë qytetet e vendit tonë si; Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulzqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fier.
*Shënim:Lajmi është në përditësim
Burimi: Top Channel & Balkan Web.