Celebrity

Bebe Rexha rrëfen për historitë me producentët e njohur: ‘Mendoja se do të më përdhunonin’

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2019

Bebe Rexha rrëfen për historitë me producentët e njohur:

Bebe Rexha merret me muzikë që prej vitit 2010, disa vite para se të fitonte famë me hitet “Me, Myself & I” apo “Meant to Be”. Gjatë rrugëtimit drejt suksesit, 30-vjeçarja është përballur edhe me anën e errët të industrisë për të cilën punoi për vite me radhë.

Bebe Rexha rrëfen për historitë me producentët e njohur:

Në një intervistë së fundmi për Cosmopolitan në Mbretërinë e Bashkuar, Bebe kujton disa nga përvojat më të errëta me producentë të njohur.

“Kur mbërrita për herë të parë në Los Angeles, punova me një producent të madh. Ai më shoqëroi drejt një dhome ku ndodheshin kantautorë të tjerë, të cilët dukeshin të gjithë të droguar,” tha ajo. “Një tekstshkrues hyri brenda dhe më tha, ‘Dëgjo – ti nuk ke asnjë hit, por unë jam i zënë. Kështu që po shkoj në katin e poshtëm dhe po bëj pak qejf me miqtë e mi, ndërkohë që ti do të shkruash një këngë, do ta regjistrosh dhe do ta editosh. Në fund, do të thuash se është një këngë të cilën e kemi shkruar së bashku.’”

Bebe Rexha rrëfen për historitë me producentët e njohur:

Referuar intervistës, përvoja dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e Dr. Luke, producentit që prej kohësh është në një betejë ligjore me Kesha-n, pas padisë së saj se ai e kishte sulmuar seksualisht në 2014-n.

Bebe pohon se qe nëna e Kesha-s ajo që e bindi që të mos punonte me producentin.

“Mbaj mend që isha në një darkë me Kesha-n dhe nënën e saj. Ajo erdhi drejt meje dhe më pëshpëriti, ‘mos e bëj.’ Po fliste rreth punës me Dr.Luke,” u shpreh ajo. “Industria e muzikës është një vend i errët dhe ajo u përpoq të më ndalonte të hyja në të njëjtën rrugë ku kaloi vajza e saj. E dëgjova dhe sinqerisht është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.”

Ndër të tjera, Bebe rrëfen se gjithashtu u përball edhe me një producent, që hiqej si i rëndësishëm. “Ishte një producent që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë u përpoq të shkonte mbi gju dhe po bëhej disi i ashpër,” shton ajo. “Por unë jam rritur që të mos lejoj askënd të prekë trupin tim pa dëshirën time.”

Në një tjetër rast, këngëtarja rrëfen se u ndje sikur do e përdhunonin. “Një natë, isha në studio me një producent që kishte pesë a gjashtë djem të tjerë me vete. Kisha dëgjuar disa gjëra për të rreth së kaluarës së tij dhe thjesht nuk mund të punoja më. Mendoja se do të më përdhunonin. Telefonova fshehtazi një taksi dhe u arratisa nga studioja e regjistrimit. Ishte nata më e keqe në jetën time,”përfundon ajo.