Celebrity

Si e gjetën të 30-at Bebe Rexhën? Të sigurtë, topless & me shumë vithe në horizont!

Shkruar nga Anabel

31 Gusht 2019

Si e gjetën të 30-at Bebe Rexhën? Të sigurtë, topless

Bebe Rexha festoi dje ditëlindjen e saj të 30-të. Si e priti këngëtarja?! Topless, me shumë vithe në horizont dhe sigurisht me një pasqyrë dhe buzëkuq aty pranë.

Si e gjetën të 30-at Bebe Rexhën? Të sigurtë, topless

“Kështu duken të 30-at e mia! Ky është kostumi i ditëlindjes. Paturpsisht unë! Pak stërvitje para shfaqjes dhe aplikim buzëkuqi. Jo më 20-të!”- shkrua Bebe dhe duket që 30-ta s’mund ta gjente më mirë se kaq.

Pas urimeve pafund të fansave dhe kolegëve, këngëtarja shqiptare postoi një tjetër video. Surprizën e vërtet të ditëlindjes!

“Ahh, s’e besoj dot që prindërit dhe vëllai im i mrekullueshëm më surprizuan në skenë sot. Të mos flas për videon pastaj!”- shkruan Rexha.

Teksa performonte në skënë, prindërit e 30-vjeçares bashkë me vëllain e saj u ngjitën aty për t’i kënduar këngën e ditëlindjes në mes të mijëra njerëzve. Dhe nuk mbaroi me kaq.

Menjëherë, në ekran u shfaq një video surprizë! Emra të famshëm si Katy Perry, Nichole Scherzinger, Kelly Clarkson, Shawn Mendes e shumë të tjerë uruan Bebe-n në ditën e saj të veçantë.

Kjo e fundit, nuk mundi t’i mbante lotët, por kush mundet pas një surprize të tillë?