Muzika

Era Istrefi sqaron një herë e mirë këngën ‘e kopjuar’ nga reperi gjerman

Shkruar nga Anabel

17 Gusht 2019

Era Istrefi sqaron një herë e mirë këngën ‘e

Që kur u publikua versioni audio i “Sayonara Detka” dhe veçanërisht dy ditë më parë, kur u publikua videoklipi, fansat e Era Istrefit nuk pushuan së thëni se kënga është e kopjuar nga reperi gjerman Bausa. “Sayonara Detka” dhe “Was du Liebe nennst” janë identike në melodi e muzikë.

Anabel raportoi në qershor se këngët janë identike sepse janë blerë të drejtat e origjinalit. Të njëjtën gjë sqaron edhe Era Istrefi në një postim në Instagram.

“Ata që janë shqetësuar kaq shumë pse unë ‘vodha” një këngë nga Bausa, duhet të dinë se Bausa është pjesë e këtij produksioni si tekstshkrues dhe paguhet prej përdorimit të masterit, porsi paguhet label-i që e përfaqëson.

Për sa i përket të drejtave, ai listohet si tekstshkrues në ‘Sayonara Detka’ me emrin e tij të vërtetë, Julian Otto. Mund ta kontrolloni te të drejtat e këngës në Spotify.”

Era Istrefi sqaron një herë e mirë këngën ‘e

Dhe ja ku janë tekstshkruesit e këngës, Julian Otto ndër tyre.

Era Istrefi sqaron një herë e mirë këngën ‘e