Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

5 Gusht 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Luani dhe Virgjëresha

Ky është muaji juaj, i dashur Luan, pasi do të jeni shumë me fat në dashuri. Muaji nis me një hënë të re dhe me Diellin në shenjën tuaj, një avantazh madhor për dy javët në vijim. Jupiteri do të jetë në kënd perfekt me hënën e re dhe Diellin, që do të bekojë jetën tuaj romantike. Do të përfitojnë të gjithë Luanët. Qofshi single, në kërkim të dashurisë a në një lidhje të qëndrueshme, dashuria po vjen drejt jush. Nëse doni të bëni fëmijë, shanset janë më të larta këtë muaj.

Ndërkohë, Urani do të shkaktojë telashe në karrierën tuaj dhe do të kalojë në prapavijë më 11 gusht, duke dobësuar kështu fuqitë e tij deri më 10 janar 2020.

Jupiteri do të dalë nga prapavija në të njëjtën ditë, më 11 gusht – pasi ka qenë në prapavijë që nga 10 prilli – dhe kjo do të thotë se planeti i fatit të mirë, Jupiteri do të rimarrë fuqitë e do të jetë në një pozicion të shkëlqyer për t’ju ndihmuar. Engjëjt e vegjël të Kupidit do t’ju ndihmojnë të gjeni dashurinë e të ndërtoni një lidhje të fortë.

Hëna e plotë e 15 gushtit do të jetë goxha rrëzëllitëse – mund të sjellë një fejesë ose datën e dasmës suaj. Nëse jeni të martuar, mund të kaloni kohë cilësore bashkë, pasi me Afërditën dhe Marsin në një orbitë prej gjashtë gradësh, të dy në shenjën e Luanit, kjo hënë e plotë do të jetë vërtet seksi dhe romantike.

Nëse nuk po dilni me dikë dhe nuk jeni të martuar, kjo hënë e plotë do të kulminohet me një partneritet në karrierë. Mund të firmosni një kontratë ose punësoni një specialist që të punojë me ju. Ky person mund të jetë një agjent, publicist, partner në shtyp, partner në bizes, avokat ose kontabilist. Ose, në sferën profesionale, do të merrni lajme të mira në lidhje me një ngritje në detyrë, që do t’ju rrisë prestigjin dhe influencën.

Saturni dhe Plutoni do të komunikojnë me Neptunin në afërsi të hënës së plotë më 15 gusht, duke i shtuar stabilitet gjendjes suaj financiare. Për më tepër, Jupiteri do të sinjalizojë Diellin e do t’i shtojë gëzim partneritetit tuaj. Nëse partneriteti ka natyrë biznesi, Jupiteri do t’ju bëjë të kuptoni se fitimi është pranë.

Hëna e re e 30 gushtit do të sjellë pesë trupa qiellorë në sektorin tuaj financiar dhe do të merrni lajme shumë të mira për të ardhurat tuaja. Këta planete do të jenë në shenjën e Virgjëreshës dhe do të bekohen nga Saturni, që do të thotë se do të ndiheni të sigurt për një kohë të gjatë. Ndërkohë, Urani do të sjellë një surprizë të ëmbël. Ky planet do t’ju ndihmojë financiarisht në mënyra të papritura.

Mos ikni me pushime në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit pasi do të humbisni të mirat financiare që universi po përgatit për ju.

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Luani dhe Virgjëresha

Ju punoni fort, por ndonjëherë, edhe ju keni nevojë të pushoni, paçka se s’e pranoni. Kur shihni sa ka punë për të bërë, merrni frymë thellë dhe bëni përpara, sado të doni të pushoni pak. S’e çoni nëpërmend të hiqni dorë nga një klient a të zhgënjeni një shef. Ju dhe vetëm ju mund të bëni për një javë atë që të tjerët e bëjnë për një muaj.

Me hënën e re, Diellin, Marsin dhe Venusin në shtëpinë e dymbëdhjetë të vetmisë, gushtin do ta nisni duke kaluar kohë me veten, duke menduar e duke vënë synimet për 12 muajt në vijim. Mesa duket, po përgatiteni për të nxjerrë në treg një projekt të ri. Nëse po, duhet t’i mendoni mirë hapat që do të merrni. Prisni fundin e gushtit ose fillimin e shtatorit për të zbatuar planet e reja.

Pjesa e parë e gushtit do të jetë koha ideale për të lënë vizita me mjekun e dentistin, për të kontrolluar sytë, për kontrollet e përvitshme e për t’u kujdesur për veten. Në palestër, mund të punësoni një trajner për të marrë rezultate më të mira. Shtëpitë tuaja të shëndetit do të jenë aktive, prandaj do të keni motivimin e nevojshëm për të forcuar trupin, mendjen e shpirtin. Nëse ndjeni nevojën e një mendimi profesional ose thjesht të flisni, takohuni me një terapist dy javët e para të gushtit.

Do të nevojiteni në zyrë gjatë hënës së plotë të 15 gushtit, pasi një projekt madhor duhet të përfundohet. Me shumë mundësi do të lëvdoheni për punën e bërë e do të do ndiheni të çliruar.

Nëse duhet të firmosni një kontratë, shmangni 16 gushtin dhe ditët rreth kësaj date, pasi Urani do të jetë i nevrikosur me sunduesin tuaj, Mërkurin dhe Mërkuri ka në dorë gjithë marrëveshjet.

Dita juaj më e mirë do të jetë 30 gushti, kur hëna e re të jetë në shenjën e Virgjëreshës. Do të keni kontroll mbi kushtet dhe ndodhitë e jetës suaj, pas hënës së re. Ky kontroll do të zgjasë deri në dhjetë ditët e para të shtatorit. Mërkuri, planeti juaj sundues, Dielli, hëna e re, Marsi dhe Afërdita do të jenë në shenjën tuaj, që do të thotë se jeni gati të nisni një etapë të re të jetës suaj.

Marsi në shenjën e Afërditës do t’ju falë kurajo, energji dhe dëshirë për të përfunduar ç’keni nisur. Nëse haseni me pengesa, do të gjeni mënyra kreative për t’i bërë ballë. S’do të lejoni asgjë t’ju pengojë. S’keni përjetuar prej kohësh një hënë të re kaq të shkëlqyer, kështu që gjeni diçka që doni ta realizoni dhe filloni para mbërritjes së hënës së re.

Në aspektin romantik, këtë muaj jeni i preferuari i universit. Me Afërditën dhe Marsin në shenjën tuaj, do të tërhiqni dashuri drejt vetes ose do të rindizni zjarrin e pasionit të tanishëm. Mbani mend 24 gushtin, kur Afërdita dhe Marsi do të bashkohen e do të jetë një ditë ideale për jetën tuaj romantike. Energjia juaj do të jetë magnetike, jo vetëm atë të shtunë, por edhe ditën para dhe pas. Është një tre ditësh perfekt për të udhëtuar diku me partnerin tuaj. Edhe nëse jeni beqarë, do të doni të udhëtoni. Bëjeni, mund të takoni dikë që engjëjt e kanë zgjedhur posaçërisht për ju.