Shitja e blerja e punimit të temës së diplomës nuk është ndonjë fenomen që e dëgjojmë për herë të parë. Shanset që në Facebook apo Instagram t’ju kenë dalë faqe të tipit “Shesim tema diplome” janë të larta. Për aq kohë sa askush nuk e kupton hilenë e studentëve (ose bëjnë sikur nuk e kuptojmë) diplomat shiten e blihen vazhdimisht.
Për vetëm 12,000-17,000 lekë, studentët mund të sigurojnë një punim diplome të nivelit Bachelor. Masteri ka të tjera çmime, që variojnë diku të 20,000.
Të kontaktuar nga Ora News, shitësit e diplomave premtojnë ndër të tjera edhe nota të mira, jo thjesht kaluese. Bisedën e plotë e ndiqni në vijim.