Lëkura

Olivia Cuplo ka një lëkurë fantastike dhe ja sa litra ujë në ditë pi

Shkruar nga Anabel

2 Gusht 2019

Olivia Cuplo ka një lëkurë fantastike dhe ja sa litra ujë

Që prej kohësh kur u shpall Miss Universe në vitin 2012, Olivia Culpo është pyetur disa herë për rutinën e bukurisë, pasi siç mund ta shihni, ka një lëkurë për t’u pasur zili.

Olivia Cuplo ka një lëkurë fantastike dhe ja sa litra ujë

Përpos kujdesit dhe trajtimit me produkte të ndryshme kozmetike, pa harruar në asnjë moment dietën e shëndetshme, Olivia ka theksuar vazhdimisht se një rëndësi të madhe për lëkurën e saj ka – hidratimi – . Ndërkohë që ju me zor konsumoni 1 litër ujë në ditë (për të mos thënë më pak), Culpo pi gati 3.8 litra ujë. E përsërisim, 3.8...

Olivia Cuplo ka një lëkurë fantastike dhe ja sa litra ujë

“Mantra e lëkurës sime është: Qëndro e hidratuar!”, thotë ajo për Women’s Health.

Dhe meqë jemi këtu, Beyonce pi katër litra ujë në ditë. Po kështu edhe Karlie Kloss, Jane Fonda, Tyra Banks, Kim Kardashian e çdo grua me lëkurë të shëndetshme në botë pi sasi të frikshme uji.

Në këtë artikull gjeni një guidë të detajuar nga Anabel, “A m’u pastrua vërtet lëkura ngaqë piva dy litra ujë në ditë?”, me këshilla dhe informacione të vlefshme.