Nëse Elvana Gjata u frymëzua nga puna e dizajnerit Valdrin Sahiti për të shkruar “Fustani", ndjekësit mendojnë se Fjolla Morina u frymëzua nga vetë veshja e Elvanës në bashkëpunimin me Capital T. Siç mund ta shihni në vijim, Fjolla publikoi së fundmi një foto të shkëputur nga xhirimet e videoklipit të saj të ardhshëm, ku pozon e veshur me një fustan në ngjyrë ari.
Fustani i Zlatko Jovanovski-t për shumë ndjekës është i ngjashëm me atë të Valdrin Sahitit.
“Ju prezantoj me fansen e Elvana Gjatës,” shkruan dikush. “Harrove të bësh tag Elvana Gjatën për fustanin,” lexohet në një tjetër koment.
Disa ndjekës theksojnë se Fjolla është frymëzuar nga fustani i Elvanës, ndërsa për disa të tjerë, fustani është kopje.
Në fakt, detajet e metalit u përdorën për herë të parë në industrinë e modës në fillim të viteve ’60, kryesisht nga Paco Rabanne, trend që vazhdoi edhe pas një dekade asokohe.

Veshjet në dukje metalike me copa të arta rikthehen hera-herës në modë. Që në fillim të vitit të kaluar, saktësisht në mars, Beyonce zgjodhi një fustan metalik të artë nga shtëpia indiane e modës Falguni Shane Peacock për Wearable Art Gala.
Edhe Rihanna veshi një fustan të ngjashëm në premierën e “Ocean 8” në qershor të një viti më parë.
Po këshu, në shkurt të këtij viti, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, J.Lo u paraqit me një fustan me detaje metalike në ngjyrë argjendi të Tom Ford.
Meqë jemi te Oscars, përmedim edhe Priyanka Chopra,
Sofia Boutella,
Robin Roberts.
Komentet te postimi i Fjollës: