Celebrity

Jordyn Woods filmohet duke kërcyer me ish-të dashurin e Khloe Kardashian

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2019

Jordyn Woods filmohet duke kërcyer me ish-të dashurin e Khloe

Jordyn Woods u kap duke kërcyer me yllin e NBA James Harden, i cili është ish-i dashuri i Khloe Kardashian.

Në pamjet e siguruara nga TMZ, 21-vjeçarja ndodhet në një klub nate, ndërsa Harden është i ulur. Të dy festuan në Houston, Texas, ku Harden luan për Rockets. Nuk dihet ende nëse raporti i tyre lidhet me ndonjë romancë apo është thjesht shoqëri.

James Harden dhe Khloe u takuan në vitin 2015 dhe qëndruan bashkë për tetë muaj. Në vitin 2017, u bënë publike edhe detajet e ndarjes së tyre, që lidheshin me vëmendjen e tepërt.

Jordyn Woods filmohet duke kërcyer me ish-të dashurin e Khloe

Në një intervistë për Sport Illustrated, Harden foli për vëmendjen e frikshme që merrte nga media gjatë asaj periudhe, duke shtuar se 2015-a, vit në të cilin ai frekuentohej me yllin e reality show-t, ishte më i keqi i jetës, sepse nuk e pëlqente aspak vëmendjen që merrte.

“Gjithë vëmendja ishte pa asnjë arsye. Nuk po nxirrja gjë sheshit veç emrit dhe fytyrës time dhe unë nuk e dua këtë. Nuk ishte e parehatshme, por nuk isha unë,” tregoi basketbollisti. Ai nuk iu referua asnjëherë Khloe-t me emër, por pranoi se një udhëtim drejt Miami-t gjatë sezonit ishte goditja përfundimtare. Ai u rrethua nga një mizëri paparacësh sapo zbriti nga avioni dhe kjo e pengoi të përqëndrohej tek loja më pas.