Health News

Katy Perry bën shumë enema, por mos ndiqni shembullin e saj

Shkruar nga Anabel

18 Korrik 2019

Katy Perry bën shumë enema, por mos ndiqni shembullin e saj

Shumica e personazheve të famshëm nuk kanë formim mjekësor, por kjo s’do të thotë që s’japin këshilla të pabaza. Rasti në fjalë: Katy Perry, e cila së fundi tha se po bën shumë enema. Sado influencë të ketë Katy mbi ju, mos e provoni në shtëpi të paktën këtë.

Në një intervistë në emisionin radiofonik australian “Smallzy’s Surgery,” Katy tha se po përdor “kura të lashta” për t’u dukur më në formë. “Më pëlqejnë këto gjëra, shëndetësia, vendet me aftësi kurative dhe institucionet ku përmirëson veten,” tha ajo. “Sidomos me kalimin e viteve, s’e merr dot më veten me të njejtën lehtësi si më parë pas një nate të mbushur me alkool. Kupton që qelizat e trupit po vdesin.”

Katy tha se po aplikon diçka të quajtur Panca Karma, që ajo e përshkroi si “dietë dhe pastrim Ayurvedic. Përfshin shumë enema.” Këngëtarja e ndoqi këtë regjim për 21 ditë dhe sipas saj, e ndihmoi të hiqte qafe toksinat dhe krijoi “kushtet optimale për t’u shëruar.”

“Ndjej më shumë energji,” tha ajo. “Praktikisht, të nxjerr gjithë papastërtitë dhe jashtëqitjen nga trupi. Ka mënyra të lashta për t’u ndjerë më mirë, s’kam pse pi medikamente.”

Katy bën mirë që kujdeset për shëndetin e saj, por enemat nuk janë rruga e duhur. Nëse nuk e njihni si procedurë, enema konsiston në pompimin e ujit ose substancave të tjera në rektum e drejt e në zorrën e trashë për të nxjerrë jashtë jashtëqitje.

Enemat përdoren në mjekësi para një kolonoskopie, që mjeku të shohë më qartë në brendësi të traktit gastrointestinal, ose në raste serioze kapsllëku.

Përveç këtyre situatave, enemat bëjnë më shumë dëm se mirë.

Njerëzit kanë djegur zorrën e trashë nga nxehtësia ose kanë shkaktuar irritim si pasojë e përdorimit të kimikateve dhe përbërësve të tjerë në tentativë për të performuar një enemë. Madje, mund të shkaktoni çarje në muret e brendshme të zorrëve.

Nëse mendoni se keni nevojë për një enemë, flisni me mjekun.